gototopgototop
Aktual:
Zeri i Kosoves
Wednesday, 19 January 2011 13:03   
Kush e vrau Jusuf Gërvallën ?
User Rating: / 4
PoorBest 

Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri ZekaPërse i vrau UDB-ja…?

Është me rëndësi të veçantë në villimin e këtij shkrimi ,apo si një far hyrje të them ca fjalë mbi një LETËR  QARRKORE  e cila ato vite, dhe sidomos gjate  1981, në shumë adresa personalitetesh dhe institucionesh të krerëve të LKJ-së dhe disave në  Kosovë, si Veli Devës,  Xhavit Nimanit e Mahmut Bakallit, Xhevdet Hamzës dhe Azem Vllasit etj.

Por tanimë, gjendej kjo letër e shkruar nga Njujorku nga Prof Nikolla Kosta, edhe në sirtaret e UDB-së dhe KOS-it jugosllav,madje e palosur origjinali edhe në dosien voluminose të cilën Shërbimet e fshehta të sigurimit të Jugosllavisë dhe Sektori diplomatic të cilët e mbanin të ashtuquajtur ,,DOSJE ZA NEPRIJATELSKA ALBANSKA EMIGRACIJA,, (Dosje mbi emigracionin  armik shqiptar) që në këndin e djathë lartë mbante edhe siglën ,,Strogo drzhavna tajna,, (Fshehtësi e lartë shtetërore).Pra, kopje të kësaj letre mbante edhe SDB  e Maqedonisë në Shkup, sepse vjente nga Nju Jorku, dhe nga organet e sigurimit të shtetit trajtohej si një letër e nënshkruar nga një person, pas të cilit ,mendohej, se qëndronin krerët më të lartë të mërgatës shqiptare andej Oqeasnit,nga  Prof. Nikolla Kosta.Prandaj, UDB-ja Jugosllave një kopje nga origjinali i saj ia kishte dërguar njëkohësisht edhe krerëve të Sigurimit në Tiranë… Shikuar sipas përmbajtjes, por edhe nga një referat i shkruar  atë kohë nga   shefi të kabinetit të Kryetarit të KK të LK të Kosovës, Xhafer Karahoda, shohim se e njëjta iu është dedikuar autoriteteve më të larta të atëhershme partiake e shtetërore të RS të Kroacisë, Sllovenisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Është e rëndësishme të thuhet se prof. Kosta letrën e shkruan në emër të gjithë shqiptarëve të SHBA-së, të cilët, siç thuhet në të, “janë thellë të shqetësuar për fatine vëllezërve  shqiptarë  në Jugosllavi”.

Makina ne te cilen u vrane Gervallajt dhe Kadri ZekaPër shkak disa të dhënave të panjohura deri më sot që ofrohen në këtë letër, të cilat janë tepër të rëndësishme për historiografinë shqiptare, të njëjtën  duhet ta nxjerrin nga arkivat e fshehta institucionet shqiptare  në Tiranë dhe ta botojnë në tërësi, ose me trajtimin dhe shtjellimin e kësaj letre e cila ka një rëndësi të madhe për historiografinë tone, të merren dhe bëjnë qasje shkencore dhe analitike

historianët por edhe njerës të profileve të tjera dhe të publicistikës, për të mirën dhe të vërtetën e luftës dhe aktivitetit politik të mëtgatës sonë e cila bëri gjatë viteve  kundër regjimit serbosllav dhe dhunës ndaj shqiptarëve,që nka koha e Franjo Herleviqit, Lluka Banoviqit, Petar Graçaninit, Stane Dolancit etj. etj.

Dhe, gjitha informacionet raportet dhe analizat te cilat beheshin dhe e tere e verifikuar nga tereni  nen obrelen e nje hijerarhije rigoroze dergoheshin ne forma  elaboratesh dhe ne shumen e rasteve depeshe te shifruara per raste urgjente dhe me poste special per mes linjeve ajrore organeve dhe sektoreve te fushave te vecanta te nivelit federative dhe anasjelltas tek kryeshefat e Sherbimeve te UDB ,por edhe te KOS-it…!

Skema ne vendin e vrasjesPër planet e hartuara  operative secrete si dhe urdhërat e nënshkruara nga Stane Dolaci dhe Zdravko Mustaq në Kabinetet e UDB-së dhe KOS-it Federativ jugosllav në Beograd, gjegjësisht  për likuidimin e Jusuf Gërvallës dhe disa shqiptarve të tjerë në Perëndim, paraprakisht kishin dhënë pëlqim  ,,zyrtar,, edhe disa nga krerët e Komitetit Qendror  të LK, e në saje të raportit operativ  të shefave të SDB-së për Kosovë dhe të Selim Broshës, shef sektori për emigracionin shqiptarë krahinor i cili mbulohej më herët nga Kojko Medinica, Spasoje Gjakoviq, Mehmet Shoshi dhe Mehmet Maliqi  dhe klani i tyre  në Prishtinë dhe Shkup  (me të cilët në këtë drejtim edhe kryeshefat e Shërbimeve sekrete sllavo-maqedone në koordinim të planeve operative të nivelit republican me atë federative, paraprakisht kishin bërë  një të ashtuquajtur ,,kombinacion operativ,, duke i transferuar nga Kosova në redaksinë e ,,Flakës,, në Shkup Teki Dërvishin, Jusuf Gërvallën, Mehmet Emërllahun, Nexhbedin Sobën dhe ca të tjerë të cilët, tanimë do të ishin për disa vite me rradhë nën vëzhgimin permanent dhe përcjellje të vazhdueshme nga një rrjet më i gjërë gazearësh në relacionin Shkup-Prishtinë (ku duhet të përmendi se rezidentë këtu ishin Sefedin Sulejmani me pseodonimin ,,Sokrati,, të cilin e mbanin në lidhje Evzi Mehmedi dhe Sllave Vasovskië ishte edhe Sllavka Biljanovska,zv.kryeredaktorje,të cilën e mbanin në lidhje direkte Dushko Trajkovski dhe Nikolla Ilievski… Madje si informatorë të përbetuar: Adem Gajtani, Enver Shala,Sejdali Saliu, (i cili pas një ,, misioni,, të kryer me me klanin e Gostivarit në krye me Despod Aleksovskin  Stojçe Gjorgjievski, Temelko Boshkovskin dhe Zhivko Mtevskin, u emrua në sketorin e tyre si nëpunës-operativ i UDB-së).Kurse Neset Emini u ,,transferua nga RSVR-ja si redactor në ,,Flakë,,.Madje rrjeti i spiunëve të këtij formati ishte i zgjeruar edhe në Radio në kye me Muamer Vishkon dhe ca të tjerë, e gjer në Prishtinë ku tanimë me vite vepronin një rrjet tjetër  informatorësh  ku bënin pjesë  Fahredin Gunga, Jusuf Buxhovi, Agim Zatriqi ,Rizah Alajn, Bajram Sefaj (këtë njëherit e mbante si dopio lidhje  Adem Gajtani, i cili ,,reportazhet,, dhe ,,udhëpërshkrimet e Sefajt në ,,Flakë,, i botonte me directive të UDB-së…Ky rrjet informatorësh shqiptarë  u zhvillua edhe më tepër  pas ,,prishjes së marrëdhënieve,, në mes Kinës dhe Shqipërisë,e sidomos  pas vdekjes së Titos, kur tanimë  UDB-ja kishte vë në veprim ca metoda dhe kombinacione të tjera  në relacionin  Shkup-Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas,duke e ,,transferuar,, Jusufin në ,,Rilindje,, për vëzhgim më të thellë,sepse atje gjendeshin në focus përpunimi edhe ca persona të tjerë me urdhër të Selim Broshës, Zdravko Mustaqit dhe Stane Dollancit…(Një kombinacion tjetër-ndryshe operativ ishte ai  që UDB-a dhe KOS-I zhvillonin me Sali Bajrën e Kaçanikut duke e vë në vëzhgim ,paraprakisht punësuar si kontabilist në firmën ,,Makoplod,, në Shkup,madje sërish në Prishtinë, e rreth së cilit ishin vënë në lëvizje vëzhgimi edhe Nuhi Vinca dhe  njëfar Çollaku, për spiunim e mbante në lidhje Bexhet Bexheti. Ashtu siç veprohej edhe me Beqir Berishën, të cilin këmba –këmbës e përcjellte ,,kolegu,, i tij nga e njëjta redaksi e Shkendies me pseodonimin ,,Vetulla,,.Por, këto janë storie të tjera të kësaj natyre e të cilat në një mënyrë apo tjetër,mbanin një korelacion dhe lidhëshmëri të fshehtë operative sipas  metodave,praktikës dhe teorisë së konspiracionit të UDB-së,të cilët në përgjithësi i kontrollonte edhe KOS-si. ,,operacione deliktesh të lagështa,, që kishte dijeni vetë Zdravko Mustaq, Stane Dollanc,  oficeri   i  lartë i UDB-së federative DEJAN LUÇIQ me pseodonimin ,,Xhems Bondi,,  i Beogradit, si dhe ca të tjerë si Bozho Spasiq dhe klani  i   tij.

E këtë që shkruaj në lidhje me tradhëtitë që ua kanë bërë shqiptarëve  patriotë dhe veprimtarëve të devotshëm për kauzën kombëtare,  ndër vite e dekada , Brenda dhe jashtë Jugosllavisë  titistet gjatë regjimit komunist, nuk i kam shtjelluar ose përfshirë në masë të duhur të gjithë atë  që është një sage tmerresh shqiptare  në shtigjet e Ballkanit dhe më gjërë. Pra, dua të them se për arsyeje objective dhe subjektive, duke menduar se është në interes  të kombit të mbahen ende disa gjëra si fshehtësi dhe nuk e shkruaj  si tërësi të plotë, derisa të vijë një kohë më e volitshme, më e përshtatshme për intereset e kombit tone. Bile, edhe me kaq sa  po shkruaj,  jam krenar të nxjer në shesh të vërtetën  njerëzore, per  të bëmat dhe tmerret që ushtruan edhe mbi të pandehurit e pafajshëm, ose ndaj atyre të cilët i likuiduan dhe as sot nuk u dihen varret!

Tabore e grupe klanesh mafioz, kodesh e spiunë të stërvitur në rrjete e agjenturave dhe të rekrutimeve të spiunazhit jugosllav. Nuk dua as të mbaj në heshtje historitë dhe informacionet që di, nuk kam ndër mend fshehjen e realitetit, pikërisht lidhur me dosjen dhe ngjarjen mbi vrasjen e poetit, gazetarit dhe veprimtarit Jusuf Gërvalla (dhe vëllait të tij Bardhoshit e Kadri Zekës) natën plot acar të 17 janarit të vitit 1982 në afërsi të Shtutgardit të Gjermanisë…/ Anatomia e kesaj ngjarje te rëndë dhe trishtuese i ka rrënjët diku shumeë më thellë në analet secrete të Shërbimeve të fshehta jugosllave, përçka duhet realisht të shkruajn studjuesit dhe historianër në apsektet shkenëcore dhe argumenteve të reales, gjë e cila, mjerisht ende mbahet në heshtje nga ata të cilët dijnë më tepër, meqë  për këtë kanë shkruar shumë gazeta, janë shkruar edhe libra.(Sidomos në librin ,,Atentati,, i Ibrahim Kelmendit.

Hysen Gega: Akuzon Jusuf Buxhovin si i inplikuarPor, kush e vrau Jusuf Gërvallën?

Si u përgatit skenari i këtij atentati mizor në një pritë klasike dhe aq misterioze? Cila ishte përmbajtja e kombinacionit të shifruar mes Prishtinës e Beogradit  dhe anasjelltas në vjeshtën e vitit 1980 (pas vdekjes së Titos)? Porosia e kujt ishte? Kush ishin “dora e zgjatur” e UDB-së për naçallnikët e Beogradit? Pse? Kush ishin shqiptarët e përfshirë në rrjetin famëkeq UDB-shian? A kishte dijeni Jusuf Buxhovi në Bon për zhvillimet e ngjarjeve dhe të dramës Brenda harkut kohor të atyre viteve? Pse nuk thuhet e vërteta nga Ibrahim Kelmendi dhe të tjerët mbi Atentatin? Si dështoi plani “A” dhe u realizua plani “B” sipas skenarit të UDB-së? Për këtë, shumëçka mundet të flas dhe rrëfejë kryeshefi i sektorit për çështjet e terrorizmit islamik të UDB-së Federative, Dejan Luçiq, të cilin në karierën e tij, pos problemeve të Homeinit dhe Teheranit, mjaft ka qënë i preokupuar edhe me fenomenet e konfliktit,hakmarrjes dhe përçarjeve në mes shqiptarëve, të cilën luftë të fshehtë e ka pasur si pasion dhe brengë të veçant...Por, cili ishte konflikti I Jusuf Gërvallës dhe “grupit” të tij me “grupin” e I. Kelmendit? Si e shfrytëzoi UDB-ja këtë konflikt dhe antagonizmat e tjera për përçarjen e shqiptarëve dhe realizimin e qëllimeve të veta sekrete antishqiptare jo vetëm në Gjermani e Zvicër, por edhe më gjerë në radhët e mërgatës shqiptare këndej dhe andej Oqeanit Atlantik? Për të gjitha këto duhet shkruar realisht, me qëllim që të nxjerrin mësime, për të mirën e shqiptarëve! Për të gjitha këto aspekte më konkretisht do të shkruaj në veçanti në librin e dytë timin në vazhdim me titull ,,UDB-a dhe shqiptarët 2,,  sidomos për planin e  zhvilluar agjenturor dhe të SPIUNAZHIT jugosllav ku merrnin pjese bashkarisht UDB-ja, KOS-i dhe SHËRBIMI I SEKTORIT DIPLOMATIK PËR INFORMACION  pranë konzulatës jugosllave në Cikago në veprimtaritë përcarrëse dhe konflikteve Brenda për Brenda Lidhjes së Prizrenit në krye me Xhafer Devën e Hysen Terpesën, dhe pikërisht rreth vrasjes së veprimtarit të devotshëm të kauzës kombëtare Kalosh Hamdi Recanit në Kenosha nga një dorë e zezë të një gjakatari shqipfolës,afro 10 vite para atentatin në Shtudgard të Gjermanisë. /Dua të cek vetëm faktin se për parapregatitjet për likuidim të Kaloshit nga një mashë udbashinae me prejardhje nga Kosova, e që do të vëhej në veprim sipas instruksioneve të Beogradit, e kasha sinjaliyuar Kaloshin në Kenosha perms një lidhje të afërt familjare.Kalosh Hamdi Reçani e dinte kete se gjendej në listen e yeye të UDB-së, por nuk ia merrte mendja se shpejt do ta likuidonin UDB-ja madje nuk lejoj as kufomën t ia varrosnin në vendlindjen e tij në Reçan të Gostivarit.Djemt dhe farefisi ishin të detzruar ,pas dz orësh të plota të mbajtjes së ajroplanit në qiell mbi ajropçortin e Beogradit, ta  vayhdonin fluturimin dh eta varrosnin në Stamboll të Turqisë, gjersa me qindra shqiptarë nga treva e Gostivarit të cilët dëshironin të merrnin pjesë në këtë varrim, me autobusat e nisur u kthzen me dhunë nga  pikat kufitare e Devebairit ose  Pallankës, dhe emrat e të gjithëve u shënuan në kartotekat e Temelko Boshkovskit ne SVR- e Gostivarit, I cili madje me raporte yyrtare do të informonte SDB-në në Shkup/.Por e tërë kjo është një sage tjetër e fatumit shqiptarë në kanxhat  e spiunazhit UDB-ashiane.

Po ku qëndrojnë fillet e “Dosjes G”? Por, jo si  në librin  ,,Atentatet,, të Ibrahim Kelmendit ose ndonjë libri si  Apostol Dukës ,,Vrasje në Shtudgard,, ! Sepse planet secrete dhe operacionet e kësaj natyre të cilat  me një mjeshtri të përsosur dhe në saje të teorisë dhe praktikës së konspiracionit më të thellë, siç vepronte Shërbimi i Zbulimit dhe Kundërspiunayhit jugosllav ka ndërmarrë  dhe zhvilluar në mënyrë aq perfide  me rrjet të perfeksionuar dhe persona të infiltruar, të ushtruar mire bile, të UDB-së dhe KOS-it ushtarak dhe diplomatik jugosllav, kanë qënë të një formati të tmerrshëm dhe sekrete ku kanë qënë, mjerisht të involfuar dhe  ,,syri i fshehtë,, apo,siç thotë populli ynë, dora e zgjatur, e një klani të verbërt më të gjërë ( e ca prej tyre të ,,ulur në dy karike,, duke vënë ,,lidhje agjenturore dhe informative edhe me ca zyrtar të Sigurimit,, në disa qendra diplomadike dhe ambasada shqiptare si  në Vien, Romë, Paris dhe gjer në Shkup e Stamboll, ku  rolin më të dëndur të agjenturës dhe spiunimit e kanë  luajtur sërish me direktiva të posaçme të UDB-së agjentë specialist të saj duke e vë shqiptarin përballë hakmarrjrs mr shqiptarë të shitur

Portreti i Jusuf Gërvallës si gazetar i ,,Flakës,,Portreti i Jusuf Gërvallës si gazetar i ,,Flakës,, në Shkup, në të vërtetë “Dosia G” e Jusuf Gërvallës është sajuar kur ai ishte shumë i ri, aty nga fundi i vitit 1968. Pikërisht atëherë kur në faqet e disa gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe (që botoheshin në Shkup dhePrishtinë) Jusufi kishte botuar ndonjë varg apo ndonjë shkrim gazetaresk.

Sapo kishin filluar të dëgjoheshin tingujt e bukur nga kitara, kur kishte nisë ti këndonte dashurisë së sinqertë, ashtu siç mund ta bënte vetëm ai, shpirti i butë prej poeti!

Në zyrat e SDB-së u shkrua një raport, ku “burimi” i informacionit ishte shqiptar. Madje edhe disa të tjerë. Operativi i sektorit të brendshëm për ,,irredentizëm,, mbushi formularin dhe në fund të raportit zyrtar shkroi edhe disa rreshta, komentin e tij në lidhje me Jusuf Gërvallën. Ato 2-3 faqe raport i futi në një dosje prej kartoni, me numër të evidentuar në kartotekën e SDB-s për Kosovë. Kështu edhe u sajua “Dosja G”. Hapjen e kësaj dosje e aprovoi edhe kryeshefi i atij shërbimi në Prishtinë, i cili, po ashtu ishte shqiptar!

Vetëm pak kohe më pas, nisën të hartohen dhe realizohen planet operativë të vëzhgimit, ndjekjes dhe survejimit, mbledhjes së informacioneve “delikate” nga informatorë dhe burime të ndryshme, të cilët ishin ose vinin në kontakte të përditshëm me J. Gërvallën dhe shokët e tij (Teki Dervishi, Daut Demaku, Nexhbedin Soba, Gani Bobi, Ibrahim Kadriu,Beqir Musliu, Mehmet Emerllahu, etj, e të cilët po ashtu UDB-ja nisi që ti skedonte e të përgatiste për ta kanxhat e Goli Otokut.)

Ato vite, përsëri sipas kombinacioneve operative të SDB-së për Kosovë me atë të Maqedonisë, Jusuf Gërvalla, Teki Dervishi, Mehmet Emerllahu, Nexhbedin Soba (pa ditur këta se ç’po ndodh) ishin transferuar (sipas një konkursi) dhe ishin “pranuar” në redaksinë e “Flakës së Vëllazërimit” në Shkup si gazetarë, lektorë etj. Tanimë, kishte kohë që kishin filluar “lojërat e djallit”. Çdo lëvizje dhe kontakt i tyre vëzhgohej, raportohej dhe evidentohej me kujdes e vazhdimisht. Sidomos rreth Jusuf Gërvallës dhe Teki Dervishit ishin angazhuar një numër i gjerë në rrjetin e informatorëve të cilët i mbanin në “lidhje” Sllave Vasovski, Sveto Mitrevski, Dushko Trajkovski, Ilija Nikollovski , Nazmi Musliu, Dushko Mitevski, Bexhet Bexheti ,Milosh Mutev-,,Trbushki,,, Saqip Kollarkari, Nikolla Ilievski, Neset Emini, Sejdali Saliu, Sllavska Biljanovska (kjo e fundit e ardhur nga Shqipëria dhe me direktivë të UDB-së si rezidente në redaksinë “Flaka” kryente funksionin e  zv.  Kryeredaktores që nëkohën kur kryeredk. ishte Lutfi Rusi). Kur “grupi i rrezikshëm” me në krye Jusuf Gërvallën dhe Teki Dervishin punonin në redaksinë “Flaka”, SDB-ja me anë të rrjetit të informatorëve krijonte atmosfera të ndryshme zënkash, konfliktesh dhe përçarjesh mes gazetarëve, madje edhe në Radio e Televizion, duke i shfrytëzuar këto raste për qëllimet e veta. Zhvilloheshin kombinacione të njëpasnjëshme operative.

(Këtu duhet të përmend edhe angazhimet e informatorit -spiun Moamer Vishko me pseudonimin “Gorilla”, dosjen e të cilit sot e mban Beogradi). Si operativ i SDB-së për Maqedoninë, që merresha edhe me krijimtari letrare, kisha një konsideratë të veçantë për Jusufin dhe Teki Dervishin, për Nexhmedin Sobën,Alush Kamberin etj. Ndaj dhe shpesh i njoftoja për qëllimet e SDB-së, kur në ato zënka e konflikte futeshin individ të angazhuar të cilët dinin të mbillnin sherr. Kjo ishte edhe arsyeja e një dialogimit tim të ashpër në redaksinë e “Flakës” me Sllava Biljanovska, e cila si zëvendëskryeredaktore e kësaj gazete që në kohën e Lufti Rusit, i raportonte rregullisht për gjendjen “politike” në redaksi Dushko Trajkovskit dhe të tjerëve në SDB. Më vonë pasuan edhe konfliktet dhe përballjet e tjera mes meje dhe bylykbashëve të UDB-së për Maqedoni. Më duhet të them se me një raport më të gjerë, i ashtuquajtur “operativën elaborat” (analizë operative), Beogradi është njoftuar më detajisht rreth veprimtarisë së Jusuf Gërvallës me shokë si dhe angazhimet agjenturore dhe kombinacionet që ka ndërmarrë SDB-ja e Maqedonisë. Fill pas këtij momenti, në redaksinë e “Flakës” u bënë ca rokada e ndryshime të kuadrove, si dhe “suspendimi” i letrarit Teki Dervishi (angazhimi i tij edhe në Teatrin e Kombësive survejohej vazhdimisht). Kontaktet dhe lëvizjet e tij vëzhgoheshin nga një tabor i tërë informatorësh. Jusufi u “transferua” në “Rilindje”, Sejdali Saliu, gazetar i “Flakës” tanimë u emërua operativ i SDB-së i detashuar në Degën në Gostivar. Jusuf Buxhovi u dërgua në Bon të Gjermanisë.Bashkim Hisari në sektorin informativ dhe të spiunazhit diplomatik në ambasadën jugosllave në Gjermani,prej nga do të pasojnë edhe direktiva të veçanta dhe detyra konspirative të UDB-së për Ibrahim Kelmendin dhe rrjetin e tij që mbulonte Zvicrën,Gjermaninë,Danimarkën,Belgjikën dhe Austrinë.

Dosja e Jusuf Gërvallës (madje edhe e Mehmet Emerllahut, Nexhbadin Sobës dhe…) u dërguan me postë speciale sekrete në skedarët e Sektorëve të SDB-së për Kosovë, që do të plotësoheshin edhe më nga bashkëpunëtorët e tyre; Bashkim Hisari, Selim Brosha, Mehmet Shoshi, Muharem Dana, Mehmet Maliqi, Jusuf Karakushi, dhe ata të KOS-it.

Atë verë të nxehtë, para se të arratisej në Turqi, e takova Jusufin në Shkup, përpara godinës së “Nova Makedonia”, shoqëruar nga dr. Ali Aliu dhe Rexhep Zllatku. Rexhepi ishte kryeredaktor i “Flakës” dhe më kishte angazhuar edhe mua si gazetar. I përshëndeta!Kurse Jusufit, ia shtërngova dorën përzemërsisht, sepse që kur ishte larguar nga “Flaka” nuk e kisha takuar. Në fytyrën e tij vërejta një brengë, si një tojë malli e dhembje, dhe dukej se punët nuk i kishte mirë. Si mik i vjetër, si njëri i kalitur, doja ti jepja zemër, forcë, kurajë, dhe njëkohësisht, (si ish operativ i SDB-së), ta sinjalizoja për survejimet që ndoshta ende i bënin në relacionin Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas. I thashë se duhej të bëhej i fortë, pasi edhe mua më vëzhgonin ditë e natë. “Më vijnë pas, më ndjekin fshehtas, por se kam gajle fare”, i thashë në bisedë e sipër. Jusufi më shikoi drejt e në sy, duke pohuar me kokë. Profesor Aliu dhe Rexhep Zllatku buzëqeshën pakëz, në heshtje dhe duke ecur ngadalë, u futën në godinën e “Nova Makedonias”. (Ali Aliu dhe Rexhep Zllatku kishin vendosur ta ndihmonin Jusufin, t’i nxirrnin në strajcë disa ekzemplar nga një libër i tij, që e kishte botuar ato vite “Flaka”, por me urdhër nga “lart” libri ishte ndaluar nga faktorët maqedonas, të cilët e mbanin mbyllur me zinxhirë në bodrumet e “Nova Mkedonia”).

Më vonë mora vesh se Jusufi ishte arratisur në Turqi. Shpesh herë e sjell në kujtesë pamjen e poetit dhe gazetarit Jusuf Gërvalla, me atë brengë e mall, sikur të kishin rënë hije tmerri në ballin etij  ku kishin nis të dukeshin ca rrudha të thella… Të gjitha porositë e operacioneve kriminele, rrëmbime, vrasje e likuidime, atentate në prita klasike si ajo e stilit “Pritë në Bistricë”, synonin likuidimin e shqiptarëve me “Kapetan Llesha” shqipfolës!

Gjersa, Sabri Hamiti në dramën “Misioni” me të drejtë thotë se si argati i shndërruar i pushtuesit, luan rol kryesor në likuidimin e Jusuf Gërvallës. UDB-ja, siç është e njohur në popull SDB-ja, dhe shërbimet e tjera të fshehta si KOS-i jugosllav, kur është fjala për “Problemin Shqiptar”, brenda dhe jashtë Jugosllavisë ka vepruar me metoda speciale dhe në mënyrë perfekte, përmes rrjetit të spiunazhit dhe agjentëve të kundërspiunazhit, përmes “Keqave” dhe “Gorillave” të koduar dhe me emra të maskuar, si ,,Hiltoni,, ,,Kobra,,  ,,Drini,, ,,Pashtriku,, duke u shitur si “patriotë”, e të tjerët duke i denoncuar si “tradhtarë”.

Dosjen e Juzuf Gërvallës, UDB-ja e mban ende të mbyllur në dry, sepse aty fshihen qindra kodoshë e informatorë duke mbajtur fshehur edhe shumë dokumente, fakte, plane e komplote, të cilat dirigjoheshin nga drejtuesit e UDB-së në drejtimin Prishtinë-Beograd-Shkup, të udhëhequr nga Lluka Banoviç, Franjo Herleviç, Stane Dollanc, Zdravko Mustaq, Branko Mikuliç, Dushko Zgonjanin, Bozhidar Spasiç, Nikolla Ilievski, Mehmet Maliqi-Cukulli (babai i “analistit” Shkëlzen Maliqi), Selim Brosha, Jusuf Karakushi e deri te Mustafë Sefedini etj. Në rrjetin e merimangës së Lumave e Selimbroshajve, të Hisarajve e Buxhorave u angazhuar edhe taborë të tërë urithësh në drejtimin Bon- Shtutgard- Vjenë - Beograd- Prishtinë dhe anasjelltas.

Disa muaj pasi dështoi plani “A”, SDB-ja jugosllave (sipas porosisë së nënshkruar nga Selim Brosha, Stane Dollanci dhe Zdravko Mustaq) ishte vënë në lëvizje dhe realizim plani “B”, operacioni i koduar me emërtimin “Olluja Shtutgard” (Stuhia Shtutgard) …

Katër hije të zeza kaluan nga ana tjetër e rrugicës së fjetur të qytezës afër Shtutgardit. Një veturë tjetër qëndronte e parkuar disa dhjetëra metra përtej trotoarit me dëborë. Në krye të tyre ishte i quajturi Zhelko Razhnjatoviç “Arkani”, serb me  një  fytyrë fëmije dhe shpirt krimineli i cili në ,,linjat e spiunazhit,, kishte rënë që nga viti 1974 , ishte future  në ,,shtigjet e vdekjes,, për  të mbuluar krimet e bëra, ishte vë në shërbim të klanit dhe nëntokës udbashiane…ashtu siç do të vepron  shumë vite më vonë edhe krimineli Millorad Llukoviq, i vetëquajturi ,,colonel,, me pseodonimin ,,Ulemek Mihajlo – LEGIJA,,  si një nga drejtuesit e sektorit për ,,aksione të lagura,, direct do të koordinon edhe vrasjen e Enver Hadrit po në Bruksel të Belgjikës, dhe me urdhër të Millosheviqit pasi  Hadri ua paska turrbulluar ujin në institucionet e Këshillit Europjan kundër të bëmave të Serbisë në Kosovë.,,Ulemek Legija,, tanime edhe kryeshef në SDB-në e Millosheviqit dhe nje nga krerët e ,,Klanit të Zemunit,,  duke drejtuar shumë grupe kriminale dhe paramilitare serbe  në betejat e fshehta të organizatës ,,Otaxhbina,, !

Vetëm  disa dhjetra minuta para se të ndodhëte   vrasja  e çuditshme dhe apsurde e    trefishtë  të asaj nate tmerri afër Shtudgardit,  një  person  tjetër  i veshur me një sako ngjyrë gri apo kafeje dhe me një kapele në kokë, me një nxitim dhe  me hapa të rëndë, duke ecur pas dy hijeve të zeza, u futën bri një strehe në këndin e murrit të ndërtesës me fasadë  gri, dhe një veturë tjetër më tej e parkuar, e kthyer gati për në drejtimin e kundërt stil ky, të cilin e  kishin praktikuar gati dy  vite më parë ,  sipas skenarit të Zdravko Mustaqit dhe Stane Dollancit për vrasje me plan, siç ndodhi ajo  e veprimtarit Vehbi Ibrahimit para banesës së tij në Bruksel. Njëri ndër këta hije vdekje ishte edhe Mirosllav Bizhiç me pseudonimin “Shiptar”, mjerisht,  të ndihmuar nga disa shqipfolës, shqiptarë të shitur dhe masha të ndryshkura , të cilët  drejtuan gishtin duke treguan  në drejtim të garazhës përball nga do të dilnin asaj nate Jusufi me të vëllanë dhe Kadriun.

Dhe…kështu, asaj nate përplotë acar ngrice dhe dëbore, me një kriter shumë të lartë fshehtësie,tinëzak dhe konspirativ, punët shkonin në heshtje të plotë, sipas planit famkeq të Bozho Spasiçit, shef sektori në SDB-në e Beogradit, i nënshkruar nga Zdravko Mustaqi dhe Stane Dollanc, fillimisht për vrasjen e Kadri  Zekës, kryen atentatin më mizor edhe  mbi Jusuf Gërvallën. Ata vranë edhe vëllain e tij, Bardhoshin . Disa krisma, oshtinë tmerrshëm, duke bërë shoshë veturën, ku Jusufi mbetet vetëm me pak shpirt. Ajo rrugicë e fjetur e qytezës afër Shtutgardit u zgjua nga gjumi e frikësuar. Dramë e përgjakur në ngrica dëbore dhe acari vdekje !

Shoferi, i quajtur “Dautoviç  Aco”, ose ,,Daut Abazoviq,, bashkë me kriminelët, u larguan me një  shpejtësi të paparë dhe të ushtruar kriminale nga një drejtim tjetër e pa gjurmë zhduken edhe Ramazan Elezovski dhe  njëfar Zenku nga Kërçova dhe …bashkë me to, të shoqëruar edhe dy shqiptarë të tjerë, njëri dzshohet se të ketë qënë  nga Dibra, me pseodonimin ,, Dibrani,, e tjetri ,,Karshiaku,, personi nga rrethina e  Studeniçanit të Shkupit, {të cilin e kanë  mbajtur  në  ,, lidhje operative,, si informator Sllave Vasovski, më vonë kryesues I ,,grupit të bombashëve,, në klanin e UDB-së  në Shkup.Madje  rreth ,,përpunimit,, operativ dhe analitik të ,,grupeve ekstremiste shqiptare,, në Gjermani, Belgjikë, Francë etj kanë  kontribuar me metodat e spiunazhit  në dëm të shqiptarëve edhe spiunët si Saqip Kollarkari, një arsimtar i dikurshëm I dështuar,u emruar operativ në grupin e Sllave Vasovskit për ndjekjen e ,,irredentiymit  shqiptar,,.Po kështu kanë vepruar edhe Bexhet Bexheti dhe kllapa e tyre antishqiptare)

Gjersa ,gjithëçka dhe si u zhvilluar vrasja e  trefishtë  e asaj nate acari , gjithë këtë dramë të  përgjakshme  dhe rrafalet mbi veturën e cila doli nga garazha, e që mbaroi me një  fund tragjik, nga një largësi prej 100 - 150 metra e ka parë me syte e vet  edhe personi  Rasim Zejneli, { të cilin UDB-ja do ta likuidonte nëse fliste, ashtu siç e likuiduan Ramazan Elezovskin, qëtë mos flisnin për atë që kishin parë dorasit ishin zhdukur shpej, sipas planit operativ udbashian.Poashtu në drejtime të panjohura ishin zhdukur edhe falanga tradhëtare shqiptare të cilët kush direkt dhe indirekt, kush më shumë e kush më pak e ndihmuan këtë aksion likuidimi dhe  delikt gjaku të vrasjes  në qytezën afër Shtutgardit të Gjermanisë, për çka edhe sot nuk flitet hapatas, ose flitet fare pak dhe me prapavija të caktuara !

Nuk di pse veprohet kështu, dhe kush e pse fshihet nga kjo rrëmujë rreth kësaj vrasjeje… ose, kush nga kush ka frik ? Shumë dokumente, fakte dhe dëshmi, ka në lidhje me vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhoshit dhe Kadriut, por atëherë ka heshtur edhe policia Gjermane, me arsyetimin e marrëdhënieve të mira diplomatike me Jugosllavinë. Mjerisht, heshtet edhe sot për atentatin, i cili  ende mbetet mjaft enigmatic.E t[ k[tillët kështu ndodhin, kur janë të përgatitura dhe të kryera vetem nga Shërbimet secrete.Këtu dilemma nuk ka,përveë zhgënjimit të disa shqiptarëve, të cilët mendojnë se aksionet e kësaj natyre të UDB-së   ,,nuk qënkan gjë ,,! Kështu mendojnë dhe thuajnë vetëm ata të cilët në një ose tjetër mënyrë kanë marrë detyra special dhe obligime të veëanta të spiunazhit ,siç kanë vepruar dhe /akoma veprojnë disa shqipfolës/ të cilët me qëllime të caktuara antishqiptare çojnë unë në mulli të Beogradit si informatory e kodosha të vjetër të UDB-së e cila tanimë bën vetëm një jetë të ,,urithit dhe nëntokës,, të ashtuquajturat ,,postat e vdekura,, të spiunazhit u kanë mbetur të zbrazura…?!

Shërbimet e fshehta jugosllave ( UDB-a dhe KOS-i), me ,,Xhems Bondat,, e Beogradit,  me të njëjtat   mjete dhe  metoda, të një  mënyre të ushtruar,  bëri edhe likuidimin e patriotit dhe veprimtarit shqiptar Enver Hadri,(duke qëndruar për disa sekonda pranë semaforit stop), në Bruksel të Belgjikës, ku kriminelët serbë, përsëri u ndihmuan nga disa shqiptarë të shitur, të cilët vepronin sipas instruksioneve operative të Beogradit. Dihen tashmë emrat e spiunëve-atentatorë: Darko Ashanini, Veselin Vukoviç i Nikshiqit me pseudonimin “Vesko”, dy komandosët Andrea Lakoniç dhe Kristian Golluboviç. Të gjithë këta kriminelë të angazhuar në operacionet e ashtuquajtura “të lagura” (delikte gjaku) ndaj shqiptarëve, të udhëhequr nga Zhelko Razhnjatoviç “Arkan” dhe Mirosllav Bizhiç- “Shiptar”, ( të cilët,më vonë në regjimin e Millosheviçit do të bëjnë tmerre krimi dhe masakra në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë), u graduan si gjeneralë nga radhët e SDB-së, formuan “Klanin e Zemunit”, të udhëhequr nga “rambo-komandot” si “Arkani”, “Legia”, “Grishka”, “Shumadinac” …Dhe, duke zhvilluar një politikë mafioze prej djalli  me gjemba nga kordoni i vdekjes ,, Serpska Otaxhbina,,(!), bënë kërdi mbi njerëz të pafajshëm,sidomos në Bosne dhe Kosovë.

UDB-ash te kerkuar nga Drejtsia Gjermane të cilet vrane Ustash-KroatPo ku mbeti Zdravsko Mustaq?

Diku i heshtur, i strukur në malësinë e Zagories në Kroaci ndoshta përpëlitet në vitet e moshuar para vdekjes me ndërgjegje të vrarë!..Dhe, kur libri im i parë me titull ,,Ballë për ballë me vdekjen,, gjendej në shtypshkronjë, dëgjova se ishte bërë këshilltar kryesor i Mesiqit në Kroaci për çështje të SIGURIMIT KOMBËTAR KROAT ! Gjersa  Agim Zatriqi  agjitonte nëpër Strugë, Tetovë dhe Prishtinë, duke akuzuar të tjerët si informatorë të SDB-së në Kosovë,harronte të rrëfen për dollitë e uiskit që cakëronte gotat me shefat e kësaj UDB-je në vilat e fshehura, ose edhe në motelet e qendrës rekreative të Brezovicës paska folur gjatë se, kinse vrasja e Gërvallëve dhe K.Zekës në Shtutgard nuk qenka punë e UDB-së dhe se këtë e paskan ,,imagjinuar ,, vetë shqiptarët që paskën qenë në ,,konflikte interesi dhe grupor,, në emigracion për  Riza Salihun, dhe për disa të tjerë si ky.

Për këto dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë  me   të vërtetën për vrasjen mizore dhe misterioze do të flasin herët ose vonë edhe Xhafer Shatri  dhe disa të tjerë!

E kjo është vetëm një fragment e SAGËS  shqiptare në shtigjet ballkanike që vazhdon edhe sot

 

 

 

 

 


 

 

Bozho Spasiqi  dhe kryeudbashët federative të Beogradit dhe Zagrebit,duke pritur  takim me shefin e tyre Zdravko Mustaqin në një lokal kroat në Dyseldorf  të Gjermanisë ,shtator 1981.

 

Shkruan: Nafi Cegrani

 
Monday, 27 December 2010 23:06   
UDB-ashët që vepruan në Kosovë
User Rating: / 21
PoorBest 
UDB-ja Jugosllave
1.Mehmet Shoshi -spiun( ministër i Udbes)- merrte vetë pjesë në torturimin e të burgosurve

2. Fevzi Ajvazi -
spiun
3. Jusuf karakushi - spiun udbash më vonë ministër i Udbes
4.HASAN MEHMETI-ish-kryeshef i Sigurimit shtetëror(UDB-së)në Prishtinë;
5.NAZMI JUNIKU-ish-sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme;
6.DURAK JASHARAJ-ish-gjykatës hetues;
7.HALIL KELMENDI-ish-prokuror publik;
8.DURMISH KOÇINAJ-ish-kryetar trupit gjykues
9.SHEFQET BYTYQI-ish-gjykatës;
10.FEHMI GASHI-ish-gjyqtar porot;
11.Ymer Osaj - gjyqtarë
12.HASAN BERISHA-ish-gjyqtar porot;
13.NAZMIJE KRASNIQI-ish-procesmbajtëse në gjykim;
14.ISAK HASANI-gazetar i „RILINDJES“;
15.ALI OLLONI ish-gazetar i”Zërit të rinisë”
16.FAHREDIN GUNGA-ish-kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës(RTP);

Udbash që torturonin të burgosurit


1.Bafti Jakupi,

2.Lutfi Ajvazi

3. Ejup Bajgora

4.Mehmet Haskaj

5..Ibush Kllokoqi

5.Drago Dragojeviq

6.Muharrem Dana

7.Sllobodan Mijoviq

8.Asllan Sllamniku

9.Shefqet Hashani

12.Zenun Shala

13.Naip Hoxha

14.Refik Tashi

15.Metush Sadiku

16.Zejnullah Shala

17.Hasan Mehmeti

18.Shefqet Obria

19.Faik Nura

21.Metë Kuqi

PAK A SHUMË TË GJITHË KËTA GJENDEN EDHE të " DOSJA ADEM DEMAÇIT"..

vazhdojmë me të tjerët

1.Metush latifi - gjyqtarë

2. Tadej Rodiqi - gjyqtarë

3. Hilmi Zhitia - gjyqtarë

4. Nexhat Ajro - prokuror

5. Mehmet maliqi - ministër i udbes ( babai i Skëlzen maliqit)

6. Flori Bruqi - gjuetar i tanjugut ( lexo Ninit)

7. Isak Nishevci - gjyqtarë..

Të tjerë që qiten në kurtha rininë studentore

1. Rrahman kastrati ( oficer Jugosllav dorë në burgosjen e Gjyle Krasniqit)

2.Adem Ymeri arsimtar, shkolla e mesme Shtimje

3. Hasan Murena, fshati Hade Obiliq spiunoi 29 veta të gjithë ushtarë shqiptarë ( Zëri I kosovës numri 6 viti 1983 faqe 15).

4. Sadik Blakaj nga Komuna e Istogut në bashkëpunim me udbashët Selim Brosha e Jusuf Karakushi i ka qitur në kurthë plakun Qazim Sabit dhe Tahir Demajn, të dy nga Gjilani... Më vonë ky Sadik Blakaj ka shkuar në Paris i cili ma vonë e ka qitur në kuthë Hysen Gegen i cili u dënua me 13 vjet Burgë..

5. Hasan Cërvadiku - profesor udbash në Prishtinë ( profesor në shkollën kulturologjike ku qenë burgosur dy nxënës të asaj shkolle Afrim Zhitia dhe Esat Brajshori)

6.Halil Mujë Kabashi i fshatit Gjurakoc

7. Ismail Horri - nga Istogu

8.Sami Aliçkaj fshati Carrabreg
( të dhëna më të hollësishme rreth bëmave të tyre mund të gjenden të ( Zëri I Kosovës numer 5 viti 1983 faqe 15)


9. Isuf Pllana fshati Shtitaricë ish-arsimtar i historisë në Obiliq ( Zëri I Kosovës numer 7/1983 faqe 14 )

10. Gani Shoshi dhe Hajdar Shoshi ( babë e bir) fshati Staradran Komuna e Istogut

11. Istref Sadiku udbash – fshati Shushicë Istog njihet si UDB-ash i ashper gjat Torturave kundër Shqiptarve në Zyrat e UDB-es dhe çelit e Burgjeve në Pejë ( 7/83 zëri I Kosovës).

12.Zenun Çelaj, profesor i kimisë dhe rrahim Përçuku ( që të dy profesor të QAMO" Muharrem bekteshi. Vushtrri) ( zëri I Kosovës numer 7 viti 1983

13. Rexhë Zeqiraj nga Pasjaki afër Gjilanit i njohur si Rexhë pasjaku vegël e Selim Broshës

14. Bajram Troshupa, - arsimtar i fiskulltures në prishtinë

15. Klodin Shiroka , arsimtare e matematikes ( mbesa e Kolë Shirokes)

16: Fatmir rexhepi, - aktivist i LSP punonjes të Prishtinës ( tani është zgjedhur ministër i punëve të brendshme në qeverin e re të A. Qekut)

17. Qamil Muhagjeri ( udbash në ambasaden e e Jugosllavis në Tiranë - ma vonë e patën dërguar në Cyrih për të përcjellur emigracionin ( zëri I kosovës 7-8 gusht -shtator) 1986

18.Hasim Milici fshati papaz komuna e Ferizajt

19. Januz Loshi udbash Skënderaj

20. Bahtir Asllani i Makermalit ( zëri i Kosovës numer 4 viti 1983 faqe 15)

21.Vuksan Vuksanaj, udbash që përcillte emigracionin në Nju Jork

22ZYHRA KURTESHI( ZYHRA KASTRATI) fshati Lebushë Komuna e Deçanit.

23. Demë Muja Pejë, udbash plagos për vdekje tre fshatarë të Radavcit dhe për këtë as edhe një ditë nuk mbanë burgë.

24. Bajram fazliu ose Bajram Çarraniku ose PATLIGJANI, fshati Iligje pejë

25. Izet Imeri Komogllav ferizaj

26. Hasan Lekiqi , udbash gadime Komuna e Lipjanit

27. Asllan hetem Ibrahimi Gadime e Epërme me vajzen e gruas XHEVAHIREN..Kjo punonte në udbë...

28. Agim Tasholli - gadime e Ulët, nip i kryeudbashit faik Dudushi

29. Faik Dudushi . kryeudbash

30. Ejup Kamerolli nga Llapashtica
Ahmet Deliu , Podujevë

31. Ahmet Ahmeti gjykatës ( dënopi kadri osmanin).

32. Sokol Osman Oruqi - Turiqevc Skënderaj

33. maliq dhe Fatmir Sheholli ( babë e bir),- ky i dyti edhe sot punon për UNMIKUN..

34.Nijazi Hasani fshati rakovicë ose qysh e kanë quajtur ndryshe Nijazi Kisha ( për të gjithë këta mund të lexohet në Zërin e Kosovës numer 10 viti 1984 si dhe në ZIK numer 5 viti 1985).

35. Fehmi Bradashi, profesor i gjeografis në shkollën e mesme 8 Nëntori në Podujevë

36. Ramiz Shehu " Hitleri" mësues
Ukë Muçaj , - gjykatës në pejë

37. Nezir Sherifi udbash në Ferizaj

38. Shaqir Uka dhe Vahide Uka ( burrë e grua njeri dhender i Halit Ternavcit e tjetra e motra)..


39.Xhafer Qorri(i vrarë nga një police magjup gjatë luftës se fundit ne trafastacionin e Drenasit,përndryshe ky kishte dorë ne masakrat e Qirezit,Likoshanit dhe Abrise).

40.Hamze Shtutica(njëjtë sikur xhafer qorri,por ky i vrarë pas luftës

41.Zenel Hoti nga fshati Godanc i Drenasit


EMRA TJERË TË SPIUNËVE

Zymer Maqastena - spiun

Ibush Arifi - bashkpuntor i udbes me të bijtë nga bakshia

Murat Zhevelli

Ibër Hasku - udbash ( vrau Haxhi Tishakun)

Januz Haklaj, - spiun

Hysen prushi - bashkëpunëtor

Shaban Abazi

Agim Muhagjiri - gazetar ( ky në vitin 1990 publikisht në gazeten Rilindja kishte kërkuar falje për bëmat e tija dhe natyrisht..hm.. ishte falur sepse megjithat e kishte kuptuar gabimin që kishte bërë punën e dreqit)

Ramë Ademaj - udbashë Pejë

Istref sadikaj - UDB-ashë Istog

Sherif Balaj - UDB-ash Pejë

Ramë Ademi - kryeudbashë pejë

Rrahman Zylfiu - udbashë Kumanovë

Rabit Zylfiu ( ishte dërguar në Turqi për të bërë atentat në Sabri Novosellen dhe pasi e kishte burgosur policia turke ky në një proqes gjyqesor edhe kishte pohuar këtë gjë se: " ishte dërguar për të përcjellë një emigrant shqiptar nga Jugosllavia) - për këtë më hollësisht shkruan " Zëri I Kosovës" numër 6 viti 1983..

Behxhet Jashari - udbash hajdut
Behxhet Behxheti - Shkup

Januz Panjolli - Shkup ( Zëri I Kosovës numer 7 vitit 1983

Rexhep Musliu - Shkup

Hasan Abazi - historian Kërçovë

Selman Sadiku -

Nexhemedin Rustemi - Kërçovë

Hamit hamiti ( dëbëhet nga Shqipëria si agjent i udbes dhe vazhdon punën në Maqedoni, pra kjo verteton që Jugosllavia tentonte të qonte spiun në Shqipëri të cilët gjoja si të përndjekur nga serbet...pra shifet se si ky spiun ishte zbuluar nga Tirana dhe me ta kthaer ky kishte vazhduar punën e tij në SPB të Maqedonisë ).

Zylal Abedini - udbash SPB Maqedonis

Abdyl Zhuta - udbash Ohër

Edin Marku - udbashDibër

Ajrush Toska - udbash Strugë

Sherif Trema - udbash Kërçovë

Kaim Murtishi ( zik numer 3 viti 1984).

Mehmet Hasku - udbash Pejë

Halit Deliu - spiun nga majaci

Xheladin Beçiri – udbash Deçan

Kristë Gegaj -Gurakoc Istog ( personalisht shkon dhe burgosë Emine Mahmutajn)

Xhelil Shala - Hade

Nijazi Limanowski ( Limani)

Xhabir Alija ( Ilijowski) ( zik numer 3 viti 1985 faqe 19)

Esat Limani - arsimtar bilologji

Mustafa Abedinoski

Nezir Sferifi - udbash Ferizaj

Enver Gashi - diplomat Cyrih

Sali Bajrami, Ibush maraj, Sinan Blakaj, Nimon Blaka të gjithë nga Vrella ( Zëri I kosovës 4 prill 1987)...

Murat Shevelli..më pastaj pasojne.

Enver Shevelli

Naser Shevelli(inspektor)

Ramadan Sermagjaj (kryudbash) Ne Gjilan


 
Sunday, 11 September 2011 13:44   
Shërbimet Sekrete në Kosovë dhe lidhja e tyre me Poltiken

Për shkaqe sigurie artikulli esht hequr nga Leximi

 
Monday, 09 May 2011 09:56   
Si u vra Ilir Konushefci, Komandant “Mërgimi”

Ilir Konushevci Komandant Një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i kushtoi jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë.  Vrasja e tij më 9 maj 1998, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende një mister.

Prita

Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala  ishin nisur me një makine private duke I prirë një  kamioni me armë në drejtim të Bajram Currit nën përcjelljen e dy punëtorëve të SHIK-uk të  Shqipërisë. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Vëllezërit Demiri të cilët edhe sot e kësaj dite edhe pa zbardhjen e vrasjeve njihen si autorët e pritës, kishin shkuar në Tiranë për të pritur vëllain tjetër që u vinte me pushime nga Anglia dhe në kthim kanë ndaluar e janë bërë bashkë me bandën e tyre për të zënë rrugën.Rreth orës 02.00 pas mesnate, afër fshatin Miliskajë, është qëlluar drejt Makines ku gjindeshin Ilir Konushevci dhe Doktori Hazir Malaj, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës,me qëllim ndalimin e mjetit.

Megjithëse automjeti ku ndodheshin doktor Haziri dhe Iliri u sulmua dhe të shtënat mund të dëgjoheshin deri shumë larg, kamioni me armë dhe me shoqëruesit e SHIK-ut në të nuk u duk asgjëkundi  për ti përkrahur  dhe mbrojtur ata. Një kamion me armë!!!

Ilir KonushevciKur kriminelët kanë ndaluar makinën kanë parë se në të është Hazir Mala dhe i kanë kërkuar të largohet se ata kanë qenë shokë të Arianit djalit të Hazirit I cili ishte vrarë pak kohë më parë, për më tepër ata kishin urdhër të vrisnin vetëm njërin!!!  Hazir Mala, jo vetëm që nuk është larguar por edhe ka qëlluar duke vrarë pikërisht emigrantin nga vëllezërit Demiri. Kur është vrarë vëllai ata e kanë humbur toruan dhe nuk kanë  ditur më cfarë të bëjnë. I kanë marrë me vete në makinat e tyre Ilirin dhe Hazirin dhe në udhëtim e sipër kanë vendosur që të vrasin dhe Hazirin sepse ishte dëshmitar, por duke iu afruar me shumë fshatit Fierzë skanë pasur më shumë raste dhe I kanë zbritur nga makina duke I shtyrë drejt përroit të Poravës e aty kanë qëlluar barbarisht mbi ta!!.

Iliri ka pasë 18 vrima dhe të gjitha në trup, asnjë në kokë apo këmbë, vetëm edhe dy  vrima në krah të majtë. Nga vrimat në bark i dilnin zorrët jashtë. Hazir Mala i ka dalë përpara për ta mbrojtur dhe  i ka pasë vrimat në të gjithë trupin, ndërsa Iliri më shumë ka pasë vrima në anën e majtë sepse e ka mbrojtur trupi i Hazirit.

 

Të  nesërmen u hap lajmi se njëri nga vëllëzërit Demiri kishte vdekur rrugës për në shtëpi.Si arsye e vdekjes u tha se I ndjeri kishte dale natën nga makina për të kryer nevojat personale dhe kishte qëlluar padashje duke vrarë veten. Me plumb pas koke!!??

Më vonë është marrë vesh se Hazir Mala dhe Ilir Konushevci kanë humbur rrugës sepse kamioni ishte kthyer në Tiranë.  Tani vetëm budallenjtë nuk dinë ti japin zgjidhje kësaj pune sepse kamioni që u kthye si u kthye, pse nuk vajti në Bajram Curr?  Në kamion  ishin pjestarët e  SHIK-ut dhe ata kishin armë, një kamion me armë, pse nuk ndërhynë? Pse nuk i mbrojten Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën? Nga të gjitha ato armë që u shkrepën për të ndaluar makinën e Hazir Malës pse nuk e kapi asnjë plumb kamionin apo ishte aq larg kamioni? Tani që Ilirin dhe Hazirin i vranë disa tropojanë që mereshin me prita e vrasje dihet po kush e beson se ata e bënë pritën për ti grabitur personat në fjalë? Ata po të kishin qëllime grabitqare do të ndalonin kamionin jo autoveturën me dy persona brenda. Për këtë kush ka përgjigje?? SHIK-u? Xhavit Haliti me  Azem Sylën se bashku me Raif Gashin dhe Naim Hazirin-Dilaverin? Pastaj nga e dinin në Tiranë se kanë humbur Hazir Malaj dhe Ilir Konushevci dhe kamioni u kthye rrugës? U treguan SHIK-sat tradhëtarë që braktisën shokët në breshëri kallashinkovësh???

Sipas një dëshmitari të gjallë te kohës ky ështe versioni i vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës dhe është njëri ndër versionet me të besueshme deri  sot.

Ende ka shumë enigma për këtë vrasje, por me vullnetin e mirë të Raif Gashit, Naim Hazirit-Dilaverit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, e sa të tjerëve, enigma e vrasjes në pusi e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës do të zbërthehej tërësisht një ditë.

Për hir të së vërtetës, në nder të atyre që I kushtuan jetën lirisë së Kosovës dhe për dhimbjen e atyre që lanë pas e kërkojmë një përgjigje që të na bindë kësaj here!

 

Autori ësht Shok dhe bashkluftëtar i Ilir Konushevcit

Marr nga Gazeta Panorma.com

 


Page 21 of 21

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.