gototopgototop
Aktual:
Wednesday, 07 September 2011 17:32   
WikiLeaks: Thaçi e Tadic u takuan dy herë për statusin e Kosovës
Politikë

Thaqi dhe Tadici në AthinPRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci dhe presidenti i Serbis Boris Tadic janë takuar dy herë. Ky është zbulimi më i fundit i WikiLeaks, raporton Telegraf.

Kabllogrami i parë që konfirmon takimin midis dy autoriteteve të larta shtetërore të Prsihtinës dhe Beogradit, është një dokument i dërguar nga misioni i SHBA-së në OKB, në janar 2008. Ambasadori i atëhershëm amerikan, Khalilizad shpjegon takimin e tij me presidentin serb Boris Tadic, që i kishte treguar për takimin me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi.

Në kabllogramit e bërë pubik nga WikiLeaks zbulohet se në këtë takim Tadic dhe Thaci kanë diskutuar për gjetjen e një kompromisi mbi kosovës, dhe që presidenti serb i kishte ofruar atij kosovar një model ‘autonomie substanciale’.

“Presidenti Tadic tha se Serbia kishte ofruar një ‘model shumë të qartë të autonomisë substanciale’, gjatë negociatave të Treshes për statusin final. Ai bëri thirrje për më shumë bisedime sepse ‘ne nuk do të heqim dorë nga Kosova’. Ai tha se e kishte takuar në New York kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe se do të takohej me të përsëri në përpjekje për të gjetur një kompromis final për statusin, por u ankua se historia e fundit e Kosovës dhe premtimet për pavarësinë po i bëjnë shqiptarët jobashkëpunes. Ai tha se ‘ne kemi një të kaluar të keqe nga e cila po provojmë të dalim’, por insistoi se ‘Unë nuk jam Slobodan Milosevic’”,- ka raportuar ambasadori amerikan, thuhet në kabllogramin e publikuar nga Wikileaks.

Në dokumentin tjetër të Wikileaks e dërguar nga ambasada e SHBA në Athinë drejtuar Washingtonit konfirmohet sërish takimi midis Thacit dhe Tadic. Materiali është dërguar nga ambasadori Charles Reis, i cili raportonte për vizitën në Greqi të presidentin serb Tadic dhe atij malazes Marovic.

Ambasadori shpjegon fillimisht se si Tadic refuzonte çdo formë të pavarësisë për Kosovën dhe bënte thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet palëve.

“Në një zhvillim pozitiv, Tadic tha se ai kishte pasur një diskutim të shkurtër me liderin e shqiptarëve të Kosovës Hashim Thaçi në margjinat e takimi të Internacionales Socialiste, dhe të dy ishin pajtuar se kontaktet direkte ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishin të dobishme”,- shkruante ambasadori Reis në dokumentin dërguar Washingtonit.

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.