gototopgototop
Aktual:
Tuesday, 04 October 2011 18:15   
MOSMEDIAT NDIKIMI I TYRE NË PUBLIK SI DHE NË PROCESET POLITIKE
Politikë

Kadri Gërvalla(Pjesë nga libri studim “Roli i Medias në bisedimet e

Vjenës, nga autori Kadri Gërvalla).

Roli i masmediave në shoqëritë moderne është shumë

i rëndësishëm. Kjo vlen në veçanti për politikën, ku me

interes analizohen funksionet e masmediave në lidhje me

sistemin politik. Shtypi i shkruar dhe ai vizuel, duhej të

përgatiste në rastin e bisedimeve politike të Vjenës për

statusin e ardhshëm të Kosovës, të gjithë këtë terren politik,

shoqëror dhe historik dhe duhej bërë këtë si një

domosdoshmëri e kohës. Në rastet e veçanta, sidomos tek

ngjarjet e mëdha politike, këto janë faktorë informativë

shumë të kërkuar dhe të ballafaquar me opinionin publik.

Një nga këto ngjarje, konsiderohet pa dyshim dhe diskutimi

për statusin e Kosovës. Ky diskutim i gjerë dhe me

pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve vendorë e ndërkombëtarë,

ka qenë për një kohë të gjatë objekt i analizave dhe

informimit mediatik. Mediat, nga ana tjetër, nuk duhen të

jenë as aleate të politikës, por as armik i saj. Ato e kryejnë

detyrën e informimit me transparencë nëse janë transparente

dhe realiste, edhe atëherë kur ekzistojnë format e presionit

ndaj tyre nga ana e politikës, biznesit apo grupeve të

interesit. Mediat pos që raportojnë për atë se çfarë ndodh,

ato ndikojnë aktivisht mbi këto ngjarje, madje shumë herë

bëhen një lloj timoni determinues i ngjarjeve të caktuara.

Informimi përmes medias, ndihmon procesin dhe palët pjesëmarrëse

në një proces të caktuar, siç ishin bisedimet e

Vjenës për statusin e Kosovës.

Pas luftës në Kosovë, kanë lindur një numër i madh i

mediave (gazetave, revistave, radiove, televizioneve dhe

mjeteve të tjera komunikuese), të gjitha thuajse nga fillimi,

disa me një pervojë zero e disa nga ana profesionale, pak

 

më të avancuara. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe në një

vend si Kosova, kur për dekada kishte sunduar një regjim

aparteidi (regjimi serb iMilosheviçit), i cili u kishte mohuar

shqiptarëve të drejtën për informim në gjuhën shqipe. Në

krahasim me vendet tjera, sidomos në krahasim me mediat

në Shqipëri, në Kosovë janë vërejtur magësitë në këtë fushë

shumë të rendsishëme të informimit publik. Mirëpo, me

kalimin e kohës mediat në Kosovë kanë shkuar kah

përmirësimi dhe profesionalizimi, falë gjithashtu bashkëpunimit

edhe me mediat në Shqipëri dhe me mediat

ndërkombtare, si dhe për faktin se ato kanë instaluar një

teknologji moderne informative. Nga kjo rrjedh edhe

interesimi i publikut për gjendjen politike, ku tek mediat ka

zgjuar kureshtje të madhe, sidomos tek bisedimet për

statusin e Kosovës në Vjenë. E veçanta e hulumtimit të kësaj

teme, është ajo se çfarë kanë bërë dhe a kanë mundur mediat

ta informojnë publikun në mënyrën e duhur gjatë tërë kohës,

sa është biseduar në Vjenë. Sigurisht që kjo është një çështje

e komplikuar, e cila lidhet me mundësitë që u janë krijuar

mjeteve mediatike për këtë qëllim. Këtu kemi marrë edhe

prononcimet e mediave vendore, faktin se sa ato kanë marrë

pjesë në informimin e publikut, dhe a kanë mundur ta

plotësojnë atë kerkesë të qytetarëve. Në këtë studim, janë

përfshirë edhe disa deklarata, intervista, komente të

analisteve dhe njerëzve të politikës vendore e ndërkombëtare.

Por kemi edhe refleksionet e qytetarëve për

bisedimet, të cilat mediat i kanë përcjellur te publiku i tyre.

Në fund, do të theksoja se përveç mediave vendore, rëndësi

dhe intersim të madh për bisedimet në kryeqytetin austriak

në Vjenë, kanë pasur edhe mediat ndërkombtare, të ciat

bëhen gjithashtu pjesë e këtij studimi.

Funksionalizimi i mjeteve të reja komunikuese siç

 

është shtypi, radio, televisioni dhe teknologjia e re moderne

e digjitalizuar përfshirë këtu edhe internetin, na krijon kushte

që sa më shpejt të vijmë deri te informimi, pra marrjen e

lajmit, pa marrë parasysh se ku ndodhemi. Shikuar më

detalishtë rendësinë e mediave, gjithnjë e më shumë në

proceset e politikës, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në

çeshtjet e përditëshme, lidershipi i jep një dimension të ri

medias. Me këtë, kemi parasysh faktin se kryesisht politika

është në qendër të komunikimit, pra masmediat janë mjeti i

krijimit të opinionit për marrjen ose lënien e pushtetit nga

forca të caktuara politike, si dhe është çelës vedimtar për

arritjen e famës në raport me publikun. Mediat janë me

ndikim të jashtëzakonshëm gjithashtu, edhe për marrjen e

vendimeve të rëndësishme politike. Ato, jo vetëm testojnë

opinionin në raport me projektet e politikës, por ndikojnë

ndjeshëm në marrjen e vendimeve të drejta politike.

Bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës, ashtu si gjithë

procesi i çlirimit të Kosovës janë meritë e vendimeve të

rëndësishme politike kombëtare e ndërkomëtare, por nën një

ndikim të jashtëzakonshëm të medias. Politikanët dhe

mediat, çdo herë kanë dëshmuar një raport herë të urrejtjes

e herë të dashurisë midis tyre, në varësi të marrëdhënieve

që ato kanë krijuar. Nëse do ta paraqisnim këtë thjeshtë,

politikanëve u duhen mediat për të prezentuar punën e tyre,

ndërsa medias i duhet politikani për të kënaqur interesin e

publikut të saj për çështje të ndryshme politike.Mirëpo, disa

herë politikanët kritikojnë mediat lidhur me raportimin e

ngjarjeve politike, duke u fokusuar shumë në skandalet apo

mosmarrveshjet në mesin e politikanëve, e në anën tjetër

mediat shpesh akuzojnë politikanët dhe në veçanti qeveritë.

Kështu që publiku gjindet në mes të këtyre akterëve medialë

dhe politikanë. Kjo pra, duhet të merret si një çeshtje shumë

serioze për arsye të rolit që kanë politikanët dhe mediat për

 

publikun. Politikanët janë të interesuar të ndikojnë në

publikun e gjerë përmes medias, duke prezantuar qëllimet e

tyre, qofshin ato edhe veç për fushatë politike. Por ka edhe

ngjarje dhe kërkesa nga ana e politikanëve, që përmes

mediave ta njoftojnë opinionin publik për donjë situatë të

veçantë. Ne do i marrim tre shembuj mjaft të rëndësishëm,

ku mediat kanë luajtur rolin kryesor dhe kanë ndikuar

drejtpërdrejtë në realizimin e planeve të tyre:

1. Në vitet e 60-ta të shekullit XX-të, ishte beteja

elektorale Kenedi-Nikson në Shtetet e Bashkuara të

Amerikës. Sikur kjo fushatë të ishte zhvilluar në radio,

betejën do ta kishte fituar Niksoni, falë përvojës së tij që

kishte në politikë. Ai ishte gjithashtu, njeriu i cili bëri

ndryshime në politikën amerikane. Por këta dy kandidatë,

vendosën që të ballafaqoheshin në television, dhe publiku u

emocionua shumë nga sharmi i të riut Gjon Kenedi, që

pretendonte ta fitojë betejen. Dhe Gjoni e fitoi betejen: u bë

president i Shteteve të Bashkuara. Ishte paraqitja e tij vizive

në media, pra në television ajo që Kenedit i dha një

përparësi të madhe për t’u zgjedhur president.

2. Së dyti, edhe sot kujtohet urdhëri për mobilizim në

UÇK, i lëshuar nga Shtabi i Pergjithshëm më 31 mars 1999.

Opinioni publik u njoh me këtë urdhër përmes televizionit

shqiptar TVSH-së, në programin satelitor. Përgjigja ishte

mjaft masive, sidomos nga vendet e Evropës Perëndimore

dhe SHBA-së. Eshtë fjala për vullnetarët nga diaspora, të

cilët u mobilizuan vullnetarisht në rradhët e Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës. Pamjet filmike të trageteve me

vullnetarë në Durrës, ishin frymëzimi i mijëra shqiptarëve

dhe sidomos të rinjëve në diasporë për t’u mobilizuar në

këtë luftë. Pra, mundemi të themi se roli i mediave në këtë

rast ka ndikuar pozitivisht dhe ka patur efekt të dukshëm tek

opinioni publik.

 

3. Nëse nuk do të kishin qenë pamjet televizive, të cilat

krijuan dhe bartën deri tek opinioni imazhin real të dhunës

dhe të masakrave serbe në Kosovë, bota demokratike nuk

do ta kishte mbështetjen e popujve të tyre për të marrë

vendimin historik për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Qytetërimi euroamerikan dhe ai botëror, u trondit pikërisht

nga pamjet e ekranit të vogël, ku çdo ditë paraqitej

fatkeqësia e një populli në zhdukje e në vuajtje, (popullit

shqiptar i Kosovës) nga ana e një shteti të dhunshëm, të egër

e fashist (shtetit serb). Prandaj, në shumicën dërmuese të

vendeve pjesmarrëse në bombardimet e NATO-s kundër

Serbisë, qytetarët në shumicë absolute i kishin mbështetur

këto sulme. Duke njohur faktin se vendet demokratike nuk

mund të veprojnë në kundërshtim me vullnetin e popujve të

tyre, duhet thënë se kjo përkrahje që siguroi media ishte

vendimtare në marrjen e vendimit politiko-ushtarak për ta

ndaluar makinën ushtarake serbe në përpjekjet e saj për ta

asgjësuar popullin shqiptar të Kosovës.

Këta tre shembuj, tregojnë se mediat kanë marrë

përmasa globale dhe se ndikimi i tyre ndihet kudo.

Qarkullimi i shpejtë i informacionit përmes mediave, ka

zvogluar më tej përmasat e panjohura të botës ku jetojmë.

Nga ana tjetër, del se gjithë historia mediale në botë ka

dëshmuar që profesionalizimi, objektiviteti medial janë

primare, dhe këtë duhet ta dinë të gjitha mediumet. Kështu

që mediat ndërkombtare, i kanë kushtuar rëndësi të madhe

jo vetëm bisedimeve për statusin e Kosovës të zhvilluara në

Vjenë, por ato kanë qenë të interesuara edhe me herët për

gjendjen në Kosovë. Këtu, unë mundohem me përkushtim

t’i paraqesë informacinet mediale të elaboruara nëpër mediat

e ndryshme lidhur me periudhën e bisedimeve, si dhe

reagimet apo deklaratat, intervistat nga pala jonë dhe ajo

ndërkombtare.

 

Shkruan: Kadri Gërvalla

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.