gototopgototop
Aktual:
Wednesday, 05 October 2011 19:46   
Ballkani dhe kundërthenjët e fuqive të mëdha rreth tij
Histori

Xhelal ZejneliGadishulli i Ballkanit - Në literaturën kroate thuhet se fjala turke ballkan ka kuptimin e vargmaleve pyjore. Në lashtësi, një kodër në Evropën jugore është quajtur Haemus e që lexohet Hemus. Bullgarët e kanë quajtur Stara planina (Mali i Vjetër). Më vonë, me këtë emër është quajtur i tërë gadishulli. Nga fjala Ballkan kanë lindur edhe fjlaë ofenduese, si p.sh. ballkanezer në vend të fjalës ballkanas. Ka raste kur fjalën Ballkan, evropianët e përdorin në kuptimin e sjelljes barbare dhe të pakulturuar, duke pretenduar se ballkanasit janë të tillë. Në këtë kuptim, sllavët e përdorin termin balkanstvo dhe balkanshtina. Ka raste kur përdoret edhe termi ballkanizëm në kuptimin: prej një tërësie të caktuar, të krijosh pjesë të shumta.
Gadishulli i Ballkanit ndodhet në Evropën juglindore. Shtrihet në jug të lumenjve Danub dhe Drava, ndërmjet detit Adriatik e Jon në perëndim, Detit Egje e Detit të Zi në lindje dhe Mesdheut në jug.
Në pikëpamje gjeografike dhe kulturore, Gadishulli i Ballkanit i takojnë këta popuj: shqiptarët, grekët, serbët, bullgarët (dhe sllavo-maqedonasit), malazezët dhe boshnjakët. Në gadishull jetojnë edhe: vllehtë (aromunë, cincarë), hebre, grupi etnik sllavo-folës me fe islame (në vende të ndryshme quhen me emra të ndryshëm), romë, turq etj.
Në pikëpamje gjeografike, Turqia dhe Rumania nuk janë pjesë e Gadishullit të Ballkanit. Turqia është shtet i Azisë, por Stambolli ndodhet në pjesën evropiane, në ngushticën e Bosforit. Që të dyja pretendojnë se janë pjesë e gadishullit. Kroacia ndërkaq, nuk është pjesë e Ballkanit, as gjeografikisht, as në pikëpamje të kulturës. Për dallim nga turqit dhe nga rumunët, të cilët pretendojnë që - të paktën në pikëpamje historike - i takojnë Gadishullit, kroatët ndërkaq, kategorikisht e mohojnë se janë popull ballkanik. Ata thonë se nuk i takojnë Ballkanit, as gjeografikisht, as historikisht dhe as në pikëpamje kulturore. Ballkanas për kroatët, ka kuptimin i prapambetur, parak, i paqytetëruar. Kroatët thonë se janë pjesë e Evropës Qendrore dhe se kanë kulturë perëndimore. Duke qenë popull katolik, sikur edhe sllovenët, ndodhen në veri të Limes Theodosiana (Vijës së Theodosit). Kroatët parapëlqejnë të theksojnë se kanë qenë nën sundimin, jo të Perandorisë Osmane, por të një perandorie perëndimore – asaj Austro-Hungareze.

Në lashtësi, në gadishull, jetonin pesë popuj kryesorë: ilirët, grekët e vjetër, maqedonasit e lashtë dhe trakasit – një popull indoevropian antik që banonte në një hapësirë të gjerë, prej Karpateve deri në Egje dhe prej Morave deri në Detin e Zi. Trakia është rajon historiko-gjeografik i gadishullit që laget nga Deti i Zi, nga Marmaraja dhe nga Egjeu. Sot është pjesë e Bullgarisë, e Greqisë dhe e Turqisë. Ndërkaq, në veri të Danubit shtrihej Dakia (sot Rumania) e banuar nga dakasit.

Në mesjetë, në gadishull jetonin katër popuj me kapacitet përafërsisht të barabartë: shqiptarët, grekët, bullgarët dhe serbët. Bullgarët formuan mbretëri qysh në shekullin IX. Mbretëria serbe u formua në fillim të shekullit XIII (1217). Shqiptarët në mesjetë, për dallim nga bullgarët dhe serbët, nuk arrijnë të krijojnë një mbretëri të veten. Me fjalë të tjera, në mesjetë shqiptarët kishin ngelur pas fqinjëve të vet.
Edhe kah mesi i shekullit XIX, shqiptarët, në krahasim me fqinjët ballkanikë - ngecin. Greqia, Serbia dhe Bullgaria e fitojnë pavarësinë nga Turqia. (Bullgaria formalisht e shpall pavarësinë më 1908). Pavarësia e shqiptarëve arrihet, jo më parë se më 1912. Njëfarë baraspeshe që ka ekzistuar në mesjetë midis këtyre katër popujve, në shekullin XIX dhe gjatë tërë shekullit XX - çrregullohet. Serbët dhe Grekët forcohen. Bullgarët ngecin. Shqiptarët ndërkaq, për shumë arsye, ndahen në gjashtë shtete, hyjnë në diktaturë dhe defaktorizohen.
Me përjashtim të malazezëve, të sllavo-maqedonasve dhe të myslimanëve (boshnjakë), sot shqiptarët janë pika më e dobët e rajonit. Kishte që thonin se shekulli XXI është shekull i shqiptarëve. Po del se nuk paskësh qenë ashtu. Shqiptarët nuk tregohen në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike.

Sulmet e osmanëve në Gadishullin Ballkanik nisën në vitin 1356. Më 1478 një pjesë e madhe e gadishullit ra në duart e turqve. Popujt e pushtuar të gadishullit, ndonëse i ruajtën gjerësisht gjuhët dhe fetë e tyre, nuk e fituan pavarësinë para shekullit XIX.
Me gadishullin ndërlidhet edhe çështja lindore që nënkuptonte problemet e pushtetit turk në Evropën juglindore dhe në pjesën lindore të detit Mesdhe. Çështja lindore ka të bëjë edhe me historinë politike të vendeve të Ballkanit dhe atyre të Lindjes së Afërt lidhur me ngritjen dhe tërheqjen e pushtetit otoman. “Kriza lindore” e madhe lindore në vitet 1875-78 filloi me kryengritjet antiosmane në BH dhe në Bullgari dhe me pretendimet e Rusisë që me luftë të ketë pozitë dominuese në Ballkan. Problemet e Ballkanit u shtruan edhe në tryezat e kancelarive të fuqive historike të kontinentit, përfshi edhe marrëveshjet...

 

Xhelal Zejneli

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.