gototopgototop
Aktual:
Friday, 18 November 2011 17:03   
Përpjekjet e Salustros për ta gozhduar Fatmir Limen
Politikë

Shukri Buja Krytari i K. LipjanPër “Rastin Kleçka”, prokuroi i EULEX’it, nuk ka lënë njëri pa pyetur. Në mesin e shumë prej tyre, janë edhe Shukri Buja, Enver Rrustemi e Sokol Bashota. Maurizio Salustro mundohet të vërtetojë alibinë nëse në periudhën mars-prill 1999, Fatmir Limaj ishte në Kosovë.

Listës së gjatë të personave që është dashur t’u përgjigjen pyetjeve të prokurorit italian të EULEX-it, Maurizzio Salustro në lidhje me “Rastin Kleçka”, janë edhe shumë persona të tjerë.

Express ka siguruar dëshmitë e disa personave të dhënë me thirrje të prokurorisë dhe në mesin e tyre, janë edhe Shukri Buja, aktualisht kryetar i Komunës së Lipjanit, Enver Rrustemi, ish -Kryeshef ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, apo Sokol Bashota, aktualisht kryetar i Komunës së Klinës.

Shukri Buja

Në dëshminë e tij, Shukri Buja rrëfen se gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-99, si Komandant i UCK-së për zonën e Nerodimes, ka lëvizur edhe jashtë Kosovës si në Shqipëri dhe Zvicër.

Buja e konfirmon se në muajin shkurt 1999, ka qenë në Shqipëri për arsye ushtarake, por nuk i kujtohet ndonjë datë e saktë, kurse në Zvicër ka shkuar për të vizituar familjen.

I kthyer në Kosovë në mars të atij viti, kur edhe kanë filluar bombardimet e NATO-s, Buja ka deklaruar se sa i përket qëndrimit në Shqipëri, ai ishte i vendosur në Tiranë së bashku me Shaip Mujën, Xhavit Halitin dhe Xhabir Zharkun.

Arsyeja përse Buja ka qenë në Shqipëri, sipas deklarimeve të tij, kanë pasur të bëjnë me zgjidhjen e disa problemeve në vijën e furnizimit që ishte nëpërmes Maqedonisë dhe zonës së Nerodimes.

Me kthimin e tij në Kosovë në muajin mars 1999 nëpërmjet kufirit me Maqedoninë, në Bllacë, Shukri Buja ka treguar se ka qëndruar në në territorin e Brigadës 162 e cila ishte nën komandën e tij, e ku komandat i Brigadës ishte Qamil Ilazi.

Më vonë Buja tregon se ka shkuar në komandën e zonës në fshatin Mollopolc, dikur ndërmjet 10 e 15 marsit, dhe gjatë tërë kësaj kohe, nuk e ka parë asnjëherë Fatmir Limajn.

“Jo, nuk e kam parë atë (Fatmir Limajn v.j). Unë vetëm e kam parë atë më herët, në janar të vitit 1999, por pastaj e kam parë atë më vonë, nga fundi i marsit apo prillit të vitit 1999”, është shprehur Buja.

Kryetari aktual i Lipjanit tregon se Fatmir Limajn e ka parë nga fundi i marsit 1999, kur një pjesë e Qeverisë së Përkohshme kishte shkuar në zonën e tij, i shoqëruar me anëtarë të tjerë të kreut të Shtabit të Përgjithshëm.

“Limaj ishte me Hashim Thacin, Kadri Veselin, më vëllanë tim Ramë Bujën, Rexhep Selimin, nëse me kujtohet mirë. Disa të tjerë erdhën më vonë. Aty ishin pjesa më e madhe e Shtabit të Përgjithshëm”, ka treguar Shkuri Buja.

Sipas Bujës, nga aty, Fatmri Limaj është larguar dhe ata e kanë përcjellë atë deri në kufirin me Shqipërinë, ndërkohë që dy ushtarë përcjellës u vranë dhe për këtë arsye ai kishte angazhuar një njësit tjetër që nuk e njihte mirë terenin duke shkaktuar problem në përcjelljen e tij.

“Vëllai im ëhstë plagosur gjithashtu”,tregon Buja, duke sqaruar se për këtë detyrë ka angazhuar disa ushtarë të tjerë, kurse vëllai i tij, ishte shtruar në spital në fshatin Mollopolc.

Më tej në një takim në Petrovë, anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, sipas Shukri Buijës, kishin bërë edhe emërimin e komandantëve të Operacionit “Shigjeta”, ku si Komandant ishte emëruar Fatmir Limaj.

Përveç Jakup Krasniqit e Bislim Zyrapit, sipas Shukri Bujës, të gjithë të tjerët ishin të pranishëm aty, si Hashim Thaci, Kadri Veseli, Sylejman Selimi, Rexhep Selimi dhe Ramë Buja.

Ndër të tjera, Buja tregon se nga ai takim në Petrovë, kishte marrë urdhër që ta shoqërojë Fatmir Limajn për në Shqipëri sa më shpejtë të jetë e mundur, duke bërë që largimi tij të ndodh diku në fund të muajit prill 1999.

Enver RrustemiEnver Rrustemi

Pas trajnimit në Kalimash afër Kukësit në Shqipëri deri në nëntor 1998, si vullnetar i UCK-së, Enver Rrustemi i ka thënë prokurorit në dëshminë e tij në lidhje me “Rastin Klecka”, se në Kosovë ka hyrë me 27 nëntor të atij viti së bashku me dhjetë eprorë dhe një konvoj me 120 ushtarë.

Duke qenë anëtar i Brigadës 123 të Zonës Operative të Pashtrikut, ai ka qenë i stacionuar në Breshancë, Suharekë, dhe Komandant e Kishte Nxhemdein Kastratin.

Rrustemi ka thënë se në mes të prillit 1999, një grupi eprorësh dhe ushtarësh u është caktuar detyra në përgatitjen e Operacionit “Shigjeta” me qëllim thyerjen e kufirit Shqipëri-Kosovë.

I ftuar nga Komandanti Nexhmendin Kastrati, Rrustemi ka thënë se urdhri është dhënë nga Bislim Zyrapi, shef i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së kur është takuar me të në fshatin Budakovë.

“Kjo ka ndodhur rreth mesit të prillit 1999, por nuk më kujtohet data e saktë”, është shprehur Rrustemi.

Duke treguar se si në cilat rrugë ka lëvizur, si kanë shkuar në Shqipëri, si i ka takuar anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së në Jezercë, Rrustemi ka treguar se e njeh Fatmir Limajn dhe për herë të parë e ka takuar gjatë luftës.

“E kam takuar në Kleçkë, në malet e Berishës. Isha caktuar nga Bislim Zyrapi që të ndihmoj në Brigadën 121 për të vendosur topat. Kjo ishte në dhjetor 1998”, tregon ai.

“Për herë të fundit e kam parë pas ofensivës së dytë serbe, përafërsisht me 3 ose 4 prill, në Kleçkë, në malet e Berishës”, ka deklaruar Enver Rrustemi, kohë kur brigada e tyre ishte tërhequr në afërsi të Shtabit të Përgjithshëm në Kleçkë.

“Ne ndenjëm një ditë atje dhe kjo ishte kur takova Fatmir Limajn. Në atë kohë ai organizonte mbrojtjen e Kleçkës, sepse forcat serbe kishin filluar të sulmojnë malet e Berishës”, është shprehur Rrustemi në dëshminë e tij.

Ai tregon se herën tjetër që e ka parë Limajn kaq qenë në Tiranë dhe më vonë në Burrel, gjatë sulmit në kufi, ndërkohë që i pyetur për Nxehmi Krasniqin, Enver Rrustemi ka thënë se ai ishte anëtar i UCK-së në zonën e Pashtrikut.

“Më duket se ishte anëtar i SHKZ-së (Shërbim Kundër Zbulim), por detyrat e tij po ashtu përfshinin funksionet e Policisë Ushtarake”, rrëfen Rrustemi në dëshminë e tij, duke shtuar se nuk kishte njohuri për lëvizjet e tij, por supozonte se por shkak të detyrës që kishte, i duhej të shkonte në mbledhjet e Shtabit në Divjakë e Kleçkë.

“Gjatë periudhës janar-mars 1999, ishte shumë më lehtë për të lëvizur përreth, duke marrë parasysh negociatat në bambuje, ekzistonte një lloj armëpushimi, kështu që veprimet ushtarake ishin më të kufizuara”, ka thënë Enver Rrustemi.

Sokol Bashota Krytar i KlinësSokol Bashota

Kryetari aktual i komunës i Klinës, Sokol Bashota, në dëshminë e tij, tregon se lëvizjes për krijimin UCK-së, i është bashkuar në vitin 1994, kurse në Drejtorinë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, ishte nga viti 1998 e deri në fund të luftës, dhe cmilitarizimit të kësaj ushtrie.

Si pjesëtarë i Shtabit të përgjithshëm, Bashota ka thënë se gjatë vitit 1999, kanë lëvizuar rreth e përqark Kosovës për shkak se ka pasur detyra specifike dhe kontakte të veçanta me bashkësinë ndërkombëtare si me William Walker nga OSBE-ja, apo Sean Burns nga Misioni Verifikues.

“Baza e Shtabit ishte në Divjakë kurse kryetar i tij ishte Bislim Zyrapi”, thotë Bashota, duke pohuar se Fatmir Limaj ishte pjesëtar i Shtabit, ku në fillim ishte Komandant i Brigadës 121, por më vonë kur UCK u ristrukturua, ai u bë pjesëtar i Shtabit duke udhëhequr Drejtorinë për Policinë Ushtarake.

Bashota tregons e ai herë pas here ëhstë takuar me Limaj, kryesisht në Divjakë dhe Drenicë, por në disa raste edhe në vende të tjera, kurse në Kosovë, vetë ka qëndruar deri disa ditë pas arritjes së marrëveshjes së Kumanovës.

Më tej Bashota është pyetur se si është njohur me Agim Çekun, Ramë Bujën, Shukri Bujën, ndërkohë që për herë të fundit, gjatë luftës në Kosovë, Bashota ka thënë se Limajn e ka parë gjatë kohës së zhvillimit të konferencën së Rambujesë.

“Nuk më kujtohet saktësisht. Mund të ketë ndodhur në Likovc apo Divjakë”, ka thënë Bashota, duke shtuar se nuk ka qenë i pranishëm në hartimin operacionit “Shigjeta” sepse nuk ka qenë pjesë e shtabit në atë kohë.

Sokol Bashota ka deklaruar se nuk i kujtohet hartimi apo operacioni “Shigjeta”.

“Nuk më kujtohet. Kjo ka ndodhur diku pas shkurtit edhe pse nuk jam i sigurt dhe unë në atë kohë nuk isha pjesë e shtabit. Hashim Thaci ishte pjesë e Drejtorisë Politike dhe përfaqësonte këtë drejtori në mbledhjet e Shtabit. Unë dhe Azem Syla dhamë dorëheqje në shkurt 1999”, ka deklaruar Sokol Bashota.

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.