gototopgototop
Aktual:
Saturday, 28 January 2012 11:46   
Si u bind Jaho Mulosmani të dorzohet
Dossier

Jaho Mulosmani në Gjykaten e TiranësJaho Mulosmani i arratisur pa lënë gjurmë në 10 nëntor 1999 nga spitali i Bajram Currit, ishte kthyer në personin më të kërkuar nga policia shqiptare. Për njerëzit që tregonin vendodhjen e tij ishte vendosur një shpërblim i majmë nga shteti, por askush nuk arriti ta përfitonte atë. Të vendosur në presion të madh nga opozita dhe lideri i saj Berisha, strukturat shtetërore po bënin përpjekje të mëdha për ta arrestuar Jahon, por kapja e tij dukej një mision i vështirë. Agjentët e SHIK-ut e kishin lokalizuar vendodhjen e Mulosmanit në Kosovë, por atyre u duhej ta bindnin që të dorëzohej para drejtësisë. Duke përfituar nga fakti se babai i Jahos u ekzekutua dhe familja e tij rrezikohej seriozisht nga kundërshtarët që nuk hiqnin dorë prej hakmarrjes, SHIK-u i ofroi një marrëveshje konkrete.
Marrëveshja
Shefi i kundër-zbulimit të SHIK-ut kontaktoi me Jahon dhe i dha garanci se familja e tij do të merrej në mbrojtje nga shteti. Madje familjarët e tij do të ndihmoheshin nga shteti shqiptar të largohedhin jashtë vendit në një destinacion të sigurtë, i cili do të mbahej i fshehtë. Jaho Mulosmani i detyruar për të shpëtuar dy vëllezërit e tij të mitur, gruan dhe vajzat, pranoi të dorëzohej. Për të kamufluar dorëzimin e tij, SHIK-u i kërkoi Ministrisë së Brendëshme që të organizonte një aksion të repartit RENEA në Tropojë. Por aksioni duhej të bëhej ditën, në mënyrë që ta shihnin banorët e Bajram Currit se shteti po vepronte. Trupat RENEA-s u nisën mesnatën e 5 majit 2001 drejt Tropojës. Në orët e para të mëngjesit të 6 majit, ata ishin në Fierzë në pritje për të ndërhyrë. Ndërkohë Jaho ishte sjellë nga Kosova në Tropojë një natë më parë i shoqëruar nga njerëz të sigurtë dhe po i priste trupat e RENEA-s në banesën e vjehrrit Haxhi Thaçi, në Bajram Curri. Arrestimi i tij u bë rreth orës 07.30 në mënyrë që të shihej nga gjithë banorët e qytetit. Personi më i kërkuar nga policia shqiptare për dy vjetë me radhë, “çuditërisht” u kap pa asnjë armë me vete dhe pa bërë as rezistencën më të vogël. Jaho u transportua në Tiranë me helikopterë dhe lajmi për arrestimin e tij pushtoi mediat.
Dëshmitari
Më në fund njeriu i akuzuar direkt nga shefi i opozitës Berisha, se kishte vrarë Azem Hajdarin ishte në burg, por Jaho nuk dëshmoi kurrë të vërtetën e tij para trupit gjykues. Ai tha se do të fliste për ato që dinte vetëm kur Berisha të paraqitej si dëshmitar në sallën e gjyqit, gjë që në të vërtetë nuk ndodhi kurrë. Jaho Mulosmani pushtoi për ditë me radhë faqet e para të gazetave dhe revistave duke u paraqitur herë si një killer dhe herë si një superstar. Pas arrestimit të Jahos dhe largimit të familjes jashtë vendit, kundërshtarët nuk kishin kë të godisnin, por vendosën të hakmerren ndaj pronave të tij. Disa herë iu vendos lëndë eksplozive lokalit të Jahos në Bajram Curri dhe kullës së tij Bujan, e cila është riparuar serish. Jaho vuan në qelitë e burgut dënimin me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit Hajdari edhe pse nuk qëlloi kundër tij. Herë pas here ai shfaqet në media dhe shpreson të fitojë lirinë nëpërmjet gjykatës së Strasburgut të cilës i është drejtuar për një gjykim të drejtë të çështjes.

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Comments  

 
-2 #1 ndershkimi 2013-01-07 20:15
jaho krimbi bashke me shoket e tu plehra ca ne varr dhe ca ne burg keni bere plot zullume dhe e meritoni plotesisht vdekjen. Jeta jote nuk ka aspak vlere
Quote
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.