gototopgototop
Aktual:
Wednesday, 08 February 2012 08:57   
E bukura dhe Bisha
Bota

Bashar al Asad dhe gruaja e tij Asma al AsadBashkëshortja e presidentit të Sirisë ishte simbol i mirëqenies dhe i jetës moderne. Ajo adhurohej si “Lady Diana” e Sirisë. Por edhe përkundër masakrave të fundit në Siri, Asma Al Assad qëndron përkrahë bashkëshortit të saj

Femra në faqën e parë të revistës Vogue duket e thyeshme, por megjithatë e vendosur. Qëndron pranë një shpati në periferi të Damaskut. Një “Trëndafil në shkretëtirë”, ishte titulli i shkrimit, të cilën kjo revistë amerikane ja kushtoi bashkëshortes së presidentit të Sirisë, Baschar al Assadit.

“Asma Al Assad është një përzierje e rrallë, një femër e bukur me një shpirt analitik”, thuhet në shkrim.

Por pamja e saj shkëlqyese është vetëm një fragment, një pamje mashtruese, siç janë edhe shumë fotografi tjera, të cilat vijnë nga Siria. Pak kohë pas publikimit të këtij shkrimi, në mars të vitit të kaluar, në Siri shpërthyen protestat kundër regjimit autoritar në Damask.

Dhe përderisa lexuesit e Vogue kishin mundësi të lexonin për gardërobën e saj, ushtria hapi zjarr kundër demonstruesve paqësorë.

Në ndërkohë, si pasojë e konfliktit kanë vdekur më shumë se 7 mijë persona. Që nga java e kaluar, ushtria ka ndërmarrë një fushatë të përgjakshme kundër qendrës së protestave, qytetit Homs.

Bëhet fjalë për raporte, të cilat nuk përputhen me pikëpamjet që ka krijuar opinioni publik për Zonjën e Parë të Sirisë. Asma Al Assad 36 vjeçare për një kohë të gjatë është cilësuar si fytyra e Sirisë moderne dhe liberale, e cila po del nga izolimi dhe po hapet ndaj botës. Asma Al Assad ka lindur në Actom, në perëndim të Londër, si vajzë e një diplomate dhe e një kardiologu të njohur

Ekzistojnë raporte kundërthënëse për atë se si është takuar ajo me Baschar Al Assadin. Disa thonë se ata janë takuar gjatë një vizite të Asmas në Siri, të tjerët thonë se martesa e tyre është aranzhuar në mënyrë tradicionale nga familjet.

Pas martesës së tyre në vitin 2000, Asma u vendos në Siri. Bashkëshorti i saj sa po kishte marrë përsipër presidencën, pas vdekjes të babait të tij. Për dallim nga paraardhëset e saj, Asma ishte mjaft aktive në publik.

Për shkak të projekteve të shumta për ndihma, të iniciuara nga ajo, Asma adhurohej si “Lady Diana e Sirisë”. Megjithatë, gjërat në Siri kanë ndryshuar që nga fillimi i protestave, ngase Asma po heshtë në lidhje me masakrat, për të cilat fajësohet bashkëshorti i saj: për këtë arsye, ajo nuk krahasohet me Lady Dianen, për me një Marie Atoinette moderne, e cila jeton në luks, përderisa vendi i saj po zhytet në kaos.

“Dikur ja kam dërguar një porosi në Facebook, për të falënderuar për çdo gjë që ka bërë për popullin. Por tani mendoj se ajo është po aq e ligë, sa edhe Baschari”, thotë Omar Al Thani, një aktivist për demokraci në Damask.

Ajo që irriton edhe më shumë, është fakti se edhe vetë Asma vjen nga një familje sunite nga Homsi.

Në anën tjetër, klani Assad i takon pakicës alavite. Se si mund të përballojë ajo të gjitha këto gjëra, këtë nuk e di askush: Baschari qarkun e tij të brendshëm të pushtetit e ka përqendruar tek të afërmit e tij më të ngushtë dhe ka krijuar kështu një regjim, nga i cili pothuajse nuk dalin fare informata në opinion.

Autori Patrick Seale është në mesin e njerëzve të paktë, të cilët kanë arritur të depërtojnë në brendi të këtij sistemi. Si autor i një biografie për Hafis Al Assadin, ai kishte arritur t’i afrohej klanit. “Jam i sigurt se ajo është e tmerruar. E tërë kjo paraqet një shok të madh për të. Por ajo nuk e ka lehtë, ngase ka bindjen se duhet t’i qëndrojë besnike bashkëshortit të saj”, thotë Seales.

Sipas informatave të tij, i ati i Asmas ka udhëtuar para disa muajve në Damask, për t’u takuar me të bijen dhe ajo kishte refuzuar që të largohej nga Siria së bashku me të atin.

Gazeta egjiptiane, Al-Masry al-Youm, shkroi javën e kaluar se Asma, së bashku me tre fëmijet e saj, kishte tentuar të largohej nga Siria. Por një brigadë e ushtarëve dezertorë ja kishte bllokuar rrugën dhe e kishte detyruar që të kthehej në Damask. Raporti nuk kishte mundësi të verifikohej, por nuk ishte ky spekulimi i parë për fatin e saj, pasi që edhe disa gazeta tjera më herët kishin njoftuar se ajo ishte arratisur në Londër, raporte këto të cilat u dëshmuan si të pasakta: ajo disa herë është paraqitur publikisht përkrah bashkëshortit të saj.

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.