gototopgototop
Aktual:
Sunday, 25 March 2012 15:00   
Dëshmorët, që ranë në Luftën e Vërrinit
Histori

Reshat BadallajPër luften heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,organizuar dhe udhehequr nga Shtabi i Pergjithshem dhe Drejtoria Politike, do t´i mbesim borxh brezit të ardhshem,posaçërisht gjakut te derdhur lumë të heronjve, nese në këtë fazë te fundit te luftes, qe beri Ushtria Çlirimtare e Kosoves, te mos shkruajmë per betejat heroike, mbrojtjen e Kosoves martire.
Lirinë qe po e gezojmë sot, e fituam me gjakun e bijave dhe bijëve me te fortë të popullit. Prandaj, me admirimin dhe perkushtimin me te madh do të shkruajmë per heronjtë dhe trimat,gjaku i të cilëve sot na ben dritë.
Vargut te Deshmoreve te Kombit, që ranë per lirinë e Kosoves, ne muajin mars, ne treven e Verrinit, kunder bandave cetniko-serbe dhe mercenareve rusë, iu shtuan edhe keta deshmorë:

Feriz Susuri, u lind me 18 maj 1969 ne Zhur. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. Ra ne Jeshkovë me 11 mars 1999. Pas vdekjes la bashkeshorten dhe vajzen Marigonen.
Hamit Shaip Thaçi,komandant i njisise speciale. U lind ne Landovicë me 30 shtator 1977. Luftetar i dalluar kunder shovenisteve serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë. Është varrasur ne Pagarushë. Pas vetes la bashkeshorten shtatezenë.
Tahir Haki Gashi,komandant skuadre - njesia speciale. U lind ne Landovicë, me 1 shkurt 1979. Luftetar i dalluar kunder shovenisteve serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999, ne Jeshkovë. Eshtë varrasur ne Pagarushë.Pas vetes nuk la trashëgimtar.
Hysen Nait Rexhepi,komandant i kompanisë se njesise speciale. U lind ne Celinë me 15 tetor 1970. Luftar teper i dalluar kunder shoveniste serbe dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë. Eshte varrosur ne Pagarushë te Malisheves. Pas vetes la bashkeshorten Aferdita dhe vajzen e vetme Diellza.
Skender Mehmet Latifi,komandant skuadre. U lind ne Piranë me 23 prill 1970. Luftetar i dalluar kunder shoveniste serbe dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë,eshte varrasur ne Jeshkovë. Skenderi pas vetes la bashkeshorten Hafife dhe dy djem e dy vajza:Florentinen,Dibranin, Mergimen dhe Afrorin.
Erzan Mehmet Mazrreku, ushtar per gjuajtjen e tankeve. U lind ne Prizren me 30 prill 1981. Lufetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbe dhe mercenareve rusë . Ra me 25 mars 1999. I pamartuar.
Alajdin Nevzat Xhezairi, u lind ne Prizren me 20 korrik 1974. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë. I pamartuar.
Ymridin Ismail Qengaj,komandant skuadre. U lind me 17 gusht 1974. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë. U varros ne Pagarushë. Pas vetes la shoqen Sofije dhe dy djem e nje vajze:Shpetimin, Ismailin dhe Meriten.
Bashkim Ismail Suka, komandant skuadre. U lind ne Bllacë. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. U varros ne Pagarushë. Bashkimi ishte i pamartuar.
Hajdar Abaz Shala, u lind ne Hatmaxhë me 7 shkurt 1977. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë. U varros ne Pagarushë. Hajdari ishte i pamartuar.
Shkelzen Imer Dragaj, u lind ne Pejë me 10 maj 1962. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbe dhe mercenareve rusë. Pas vetes la bashkeshorten Gylten, dy vajza e nje djale:Valentinen, Naiden dhe Edvinin.
Halim Nezir Ahmetaj, u lind ne Kabash me 2 prill 1970. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbe dhe mercenareve rusë. Ra me 17 mars 1999. Pas vetes la bashkshorten dhe djalin Kujtimin.
Rexhep Feriz Kukaj, komandant skuadre. U lind ne Kabash me 18 tetor 1966. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 17 mars 1999. Pas vetes la bashkeshorten Shefkijen, kater djeme dhe nje vajze
Murat Esat Kabashi, u lind ne Kabash me 5 qershor 1952. Luftetar i dalluar kunder pushtueseve shoveniste serbe dhe mercenareve ruse. Pas vetes la gruan Saharen,tre djeme dhe nje vajze.
Enver Nebi Buqaj,transportues ushtarak. U lind me 20 maj 1975 ne Arbanë. Luftetar i dalluar kunder pushtueseve shoveniste serbe dhe mercenareve ruse. Ishte i martuar dhe pas vetes la gruan Selveten.
Heshim Nuhi Gashi, furnizues (transport-inkasant), u lind ne Landovicë me 10 qershor 1962. Ra me 26 mars 1999. Ishte luftetar i dalluar kunder pushtueseve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. Pas vetes la bashkeshorten Bukurien dhe dy djem e dy vajza:Avniun,Avdylin, Veziren dhe Leonoren...
P.S. Familjeve te Deshmoreve u kerkoje te falur neqoftese me ka rreshqitur ndonje emer i Deshmorit te Kombit. Qe ra ne mars 1999, ne Verri...

Me shume respekt, RESHAT BADALLAJ

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.