gototopgototop
Aktual:
Tuesday, 08 May 2012 12:44   
E vrau “Komiteti i maleve”, titull nderi Bardhok Bibës
Dossier

Mirditë: Memoriali për Bardhok BibënNderohet me titull nderi nga Bashkia e Rrëshenit deputeti i Pasluftës, Bardhok Biba. I ekzekutuar nga “Komiteti i maleve” në vitin 1949, Biba ishte shpallur “Hero i Popullit” dhe dy ditë më parë u nderua pas vdekjes nga pasardhësit e tij. Kryetari i Bashkisë Rrëshen, Ndue Gega, i dorëzoi dje Maria Bibës titullin “Qytetar Nderi” për Bardhok Bibën, babanë e saj të vrarë më 7 gusht 1949. Ai është konsideruar nga kryebashkiaku dhe shumica e këshilltarëve të Bashkisë së Rrëshenit si themeluesi i qytetit të Rrëshenit. Ceremonia për dorëzimin e titullit është zhvilluar në varrezat e dëshmorëve, në prani të shumë veteranëve të LANÇ-it, autoriteteve vendore, përfaqësuesve të subjekteve politike e qytetarëve të Rrëshenit. Bashkëkohësit tregojnë se me insistimin e liderit politik të kohës, njëkohësisht dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, “Heroi i Popullit” Bardhok Biba, u hap për diskutim vendosja e qytetit ose në fshatin Ndërfushaz, ose në vendin e quajtur “Fusha e Lumthit”. Pas diskutimeve me argumente dhe kundërargumente u vendos që qyteti të fillonte të ndërtohej pikërisht në Fushën e Lumthit, aty ku është edhe sot. “Është evident fakti se Bardhok Biba ishte iniciatori që Mirdita të përfitonte të drejtën të kishte qytetin e vet, dhe kjo u arrit me dekretin e Kuvendit Popullor që mban datën 15 prill 1949, por ishte i pari që hodhi kazmën e parë në themelin e Rrëshenit”, tha për të pranishmit Ndue Gega. Parë në këtë këndvështrim, Bashkia Rrëshen dhe kryetari i saj, Ndue Gega, përgatitën projekt-propozimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Bashkisë Rrëshen, për themeluesin e këtij qyteti, Bardhok Bibën. Pas vitit ’44, Biba kishte arritur që, përmes një kuvendi unikal të pajtimit të gjaqeve, të krijonte mundësinë e faljes së mbi 500 gjaqeve. Pasi ka lexuar motivacionin pranë varrit të “Heroit të Popullit”, kryebashkiaku Gega i ka dorëzuar Marie Bibës titullin “Qytetar Nderi” për babain e saj. Ajo ka falënderuar përzemërsisht kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak për nderimin që i bëhet figurës së atit. Mësohet se mbledhja për dhënien e titullit të nderit është zhvilluar tri ditë më parë. Nga 17 këshilltarë që ka Bashkia e Rrëshenit, vetëm dy prej tyre nuk kanë qenë dakord me propozimin e bërë nga kryebashkiaku, intelektualë të qytetit, Organizata e Veteranëve të LANÇ-it, shoqata e dëshmorëve të rrethit, si dhe intelektualë të qyteti. Për afro 41 vjet Bardhok Biba do të mbetej simbol i Mirditës, derisa pas vitit 1990, busti i tij, i Pal Mëlyshit, Ndrecë Ndue Gjokës, si dhe  katër heroinave u shkatërruan  do të shkatërroheshin plotësisht.

Pas eliminimit të Bardhok Bibës
Mehmet Shehu urdhëroi vrasjen e 100 personave


Vrasja e Bardhok Bibës dhe 2 personave të tjerë, njëri prej tyre “Komisari i Dritës”, Ndrecë Ndue Gjoka, ndodhi më 7 gusht të vitit 1949. Pasi kishin kaluar malet e Kaçinarit, ata po zbrisnin drejt bregut të Fanit të Madh për t’iu ngjitur të përpjetës së Shpalit, ku gjendej edhe qendra e lokalitetit. Sapo iu afruan një maje kodre e ecin në një rrugë në formë ulluku për të arritur në Qafë-Valmiri, ata u qëlluan nga 3 anëtarë të Komitetit të Maleve që u kishin zënë pritë. Atentatorët, pasi kanë këqyrur nga afër dhe janë bindur saktësisht se “i pari i Mirditës” kishte dhënë shpirt, kanë lënë një pusullë në gëmushat ku kishin zënë pritën me mbishkrimin “Në emër të Komitetit të Maleve!”. Më vonë, përfaqësues të këtij komiteti e kanë mohuar vrasjen e Bardhok Bibës. Ndër drejtuesit më të lartë të shtetit të kohës, sipas dokumenteve historike dhe dëshmitarëve, në shtëpinë e të vrarit Bardhok Biba ishte Mehmet Shehu. Në ngushëllim, Shehu i thotë babait të Bardhokut: “Do ia dërgoj 100 kriminelë te koka tët biri!”. Mark Biba iu përgjigj: “Mos merr më qafë të pafajshëm”. Më 9 gusht 1949, vetëm dy ditë pas vrasjes së Bardhok Bibës, Brigada e Mbrojtjes së Popullit, e dislokuar në Qafë-Shtamë, nën komandën e Medi Bilbili dhe kolonel Zija Kambo, hyri natën në Mirditë dhe arrestoi rreth 300 veta. Rreth 300 familje grumbullohen dhe vendoset internimi i tyre në Tepelenë, ndërsa 26 persona u arrestuan dhe u vendosën në burgun e improvizuar të Rrëshenit për t’iu nënshtruar gjyqit ushtarak. Trupi gjykues, i ngritur me shumë shpejtësi, vendosi që 14 prej tyre të ekzekutohen, ndërkohë që prokurori Misto Bllaca kishte kërkuar që ky numër të ishte 20 persona. Vendi i ekzekutimit u caktua në Qafë-Valmiri, atje ku ishte vrarë edhe sekretari politik i Mirditës.

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Comments  

 
-1 #1 bujar cani 2012-05-08 14:54
Me ne fund fitoi zeri i arsyes...fitoi e drejta e popullit te Mirdites...per te nderuar perseri...pasi i rivrane forcat e erreta ...ato forca qe donin ta lenin Mirditen nen flaken e qiririt...nen boten e eger te padijes...te erresires...te sklaverimit te gruas ....nen sudimin e bajraktarve dhe te forcave regresiste...u nderua njeri qe i dha emer...i dha lavdi e krenari Mirdites dhe tane malsorve...dhe tashti duhet te vihen ne vend edhe pal Melyshi...5 Herionat e Mirdites...5 Heronjte e Vigur...dhe e gjithe lufta n-cl...heronjte dhe deshmoret e kesaj lufte...qe eshte nje nga pjeset me te lavdishme te hitosrise sone ko,mbetare...
Quote
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.