gototopgototop
Aktual:
Sunday, 21 August 2011 21:46   
Si u vra dhe kush ishte Komandant "Petrit Kodra" Remzi Ademaj ?
Politikë

Remzi Ademaj*Krahu i djathte i Patriotit JUSUF GERVALLA
* I dergjur kazamatave me te temerrshme me simbolin e rezistences shqiptare, ADEM DEMACIN...

Burrit te Zhurit per here te pare koka i ra ne dyshek me 3 qershor 1952. Shkollen fillore e kreu ne fshatin e lindjes ne Zhur. Me pas u regjistrua ne gjimnazin e Prizrenit. Largohet ne Gjermani, sepse ishte ne nishanin e tradhtareve te kombit,jo rastesisht,por kishte tradite te mocme atdhetare. Plaku i tyre, Rexha, ishte bashkepunetoret e atdhetarit Hasan Prishtina, dergonte "haberet" nga Kosova ne Shkup... Largohet ne Gjermani ne landin Badeb Wintreberg. Si cdo atedhetar,kurre nuk ndejti duare kryq. Ra ne kontakt me Jusuf e Bardh Gervallen dhe Kadri Zeken. Ishte nder organizatoret me te devetshom ne Dioaspore, te Demonstratave ne mergim kunder barbarise serbiane dhe tradhtareve te tyre. Shpejte u be krahu me i besuar i Jusuf Gervalles, qe edhe i ra hise i fundit te varri, ku e mbulonte dheu i zi, Jusufin me vella dhe Kadriun, lexoi letren mortore. Agjentet serbiane dhe langojte e tyre, e ndiqnin kemba kembes dhe i´a ndegjonin edhe frymarrjen. Niset per nje detyre shume te rendesishme per vendet tjera te Evropes. Por, me 11 dhjetor 1985,karabinjeret italiane ne bashkepunim me UDB-en e arrestojne. E dergojne ne kazamatet me famekeqe te Kroacise, qe me vone e bien ne Prizren. Argatet serbiane, e montuan gjyqin dhe Pjeter Pergjoka, nje kasap kunder shqiptareve e denpoi me gjashte vjet burg. Tradhtari Pergjoka, e denoi edhe autorin e ketyre rreshtave me tete vjet burg...
Pas daljes nga burgu gjithemone rri i trazuar. Per te mos rene ne sy gjakpireseve te vojvodeve, i´u besohet kryetarlleku e Shoqates "NENA TEREZE" dhe me vone behet kryetar i NKMDLNJ-es. Remziu i urrente pa mas tradhtaret e kombit. Me kujtohet kur dhendrri im, heroi i kombit, MEHË UKA, erdhi ne Zhur te une, erdhi edhe Remziu dhe tha:"DUHET T´I LUFTOJME ASHPER EDHE TRADHTARET E KOMBIT", dhe filloi te tregoj per organizimin e Stane Dollancit kunder atdhetareve shqiptare foli shume keq edhe per Bashkim Hisarin,konsul i atehershem serbiane, per shqipfolesit qe ishin aktivist e klubeve serbe ne Diaspore...
Kurre nuk mendonter se problemi i shqiptareve me shkije nuk zgjidhet me fjale e pallavra, por vetem me pushken e hekurt.
Kushtrimit te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe krismave te armeve qe shkepen xixat e para te lirise te kryekomandantit te lavdishem ADEM JASHARI dhe ushtareve te Tij, i´u pergjigjen edhe bijte e Verrinit. Burrat e kesaj treve, te vetedijshem se Serbia do te bej hakmarrje ne kete ane,sepse ajo i kishte plaget e pasheruara, qe rridhnin gjak nga BETEJA E LUMËS, u mblodhen tamam si ne "MBLEDHJEN E DHEUT" te vitit 1913 dhe formuan Shtabin e UÇK-ës te Prizrenit: REMZI ADEMAJ, Xhevat,Selajdin,Naser e Sajmir Berisha, Xhemshit Krasniqi e Elbasan Shoshi.
Detyren e komandantit te Shtabit te Prizrenit, i´a besojne burrit te Zhurit, REMZI ADEMAJT, i burgosur politike shume vjeqar. Remzi Ademaj kishte marre emrin luftarak "Petrit Kodra", I CILI NE HISTORINË TONË TE RE FUTET SI "KOMANDANT PETRIT KODRA". Seline e Shtabit e kishte vendosur ne fshatin e Verrinit ne Jeshkove, ne konakun e Naser Shales...
Komandant Petrit Kodra,ne kohen e luftes, bashkepunonte me SHOQATEN ATDHETARE "GRYKA E LUMES" me seli ne Hanover, me kryetarin e keti perkujtimi. Shih per kete, nje i dyshuar, qe hiqet si patriot dhe personalisht, vete nuk e dha asnje qindarke per vatan, deshi ta vertetoi kete. Kur doli e vertete, zagari futi bishtin ndervege...
Komandant "PETRIT KODRA", kur kthehej nga Klecka, qe ishte me nje detyre te rendesishme, me 15 gusht 1998, ne ora 23 e 10 minuta, bie ne prit nga falangat serbe. Nuk dorzohet se ishte betuar qe kurre mos me ra ne dore te armikut,lufton si lua. Vriten disa cetnik, mirepo, nje plumb fatezi e kap Komandantin ne gjoks. Ishte vdekjeprues.
Pra, ne kete are te lige, afer kishes katolike dha shpirte, por te mos vdekur kurre. E fitoi pavdeksesine.
Per nder te vepres se tij atdhetare, shume rruge,sheshe, kazerma... mbane emrin e Tij KOMANDANT PETRIT KODRA. Por cuditerisht, ne vendin e Lindjes ne Zhur, akoma nuk shendrit NURI I TIJ NE BRONZ. Ne dite me pare ne shume gazeta dhe W.faqe, shkruam TE NGRIHET NJE LAPIDAR NE ZHUR.
Shih per kete, edhe pse tere jeten ja kushtoi atdheut; CA ZAGARE DHE BASHKEPUNETORE TE DEVOTSHEM SERBIANE, DISA BASTARD SA ISHTE GJALLE THONIN ESHTE MARKSIST, ENVERIST...
Ky trim, ky burre i dha te gjitha per vatan, i´a lau borxhin shumefish. Nderkaq, ETIKETUESIT SILLEN SI LANGOJE SOKAKUT DHE NUK I BENE HESAP ASKUSH. Duhet te shkojne te VARRI I TIJ PER TE MARRUR PAKE BURRERI. Domosdoshmerisht, deshem,s´deshem duhet te theksojm edhe kete, pas vdekjes se ketij trimi,ca hajdut u gdhin milioner si ne SAN FRANCISKO, qe deri dje nuk kishine breke per te veshur...
I QOFTE I LEHTE DHE I SHQIPERISE MEMË!

Me shume mallë: RESHAT BADALLAJ, Hanover

 
Thursday, 21 July 2011 06:38   
UÇK rrëmbeu 50 persona pas vrasjes së Komandat Telit
Politikë

Lefter Goxhaj Komandant UÇK-ja vendosi të hakmerrej menjëherë pas vrasjes së Komandat Telit dhe pesë ushtarëve të tij duke sulmuar autobuzët me vullnetarë të ushtrisë Maqedone dhe duke rrëmbyer të paktën 50 persona të cilët dyshoheshin se kishin tradhëtuar bazën ku ai strehoej. Drejtuesit e UÇK-së e cilësuan aktin si një krim të pashëmbullt dhe provokim ndaj trupave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që bëhej vetëm tre ditë pasi ishte vendosur armëpushimi me ushtrinë Maqedonase. Pavarsisht këtij reagimi drejtuesit e Ministrisë së Brendëshme të Maqedonisë nuk e fshehën faktin se vrasja e Komandant Telit ishte “fitorja më e madhe gjatë konfliktit me rebelët shqiptarë”. Nga autoritetet shqiptare nuk pati asnjë koment mbi ngjarjen pavarsisht faktit se tre prej viktimave ishin shtetas shqiptarë, madje nuk u kërkua asnjëlloj sqarimi as faktin pse u ekzekutuan pa një vendim gjykate dhe ndërsa ishin duke fjetur gjumë.

Reagimi
Për masakrën e mesnatës së 7 gushtit 2001 reagoi dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni, i cili i kërkoi sqarime Policisë Maqedonase në lidhje ekzekutimin e pesë personave të vrarë dhe dhunën e ushtruar ndaj të shoqëruarëve pas ngjarjes. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë iu përgjigj me një raport zyrtar më datë 4 dhjetor 2001, madje duke pranuar faktin se ata janë ekzekutuar pa bërë rezistencë vetëm për faktin se dyshoheshin si terrorist. Në raport thuhet se:”Më 7 gusht të vitit 2001 është ndërmarrë aksioni nga MPB-ja për likuidimin e një grupi terroristësh në rrugën Vergino, nr. 107. Në këtë rast pesë pjesëtarë janë likuiduar”.
Hakmarrja
Në raportin dërguar Komitetit të Helsinkit në Shkup, Ministria e Punëve të Brendëshme të Maqedonisë tregonte shqetësimin e saj për veprimet hakmarrëse që ishin ndërmarrë pas vrasjes së Komandant Telit nga UÇK-ja. “Pas likuidimit të grupit terrorist të komandant Telit, në radhët e të ashtuquajturës UÇK, është ngritur një hetim për zbulimin e personave-kallëzues (tradhëtarëve) që i kanë ndihmuar organet e sigurimit të Maqedonisë në zbulimin dhe likuidimin e grupit terrorist. Në kuadër të atij hetimi, nga ana e pjesëtarëve të ashtuquajtur të UÇK-së, në Shkup dhe rrethina janë rrëmbyer rreth 50 persona, të cilët më pas janë dërguar në njërin nga Shtabet e UÇK-së në rajonin e Kumanovës, ku janë marrë në pyetje, janë maltretuar(torturuar), edhe fizikisht”. Pavarsisht përpjekjeve të UÇK-së as sot pas afro 6 vitesh nuk është zbuluar e vërteta e 7 gushtit 2001 dhe kush e tradhëtoi Komandant Telin me ushtarët e tij.

 

Artan Hoxha

 
Wednesday, 13 July 2011 09:22   
Josif Bageri – humbës apo i fituar? – Branko Manolovski
Politikë

Xhevat BislimiJu, studiues të nderuar të këtij simpoziumi, kushtuar Jetës dhe Veprës se Josif Bagerit, mbase mund të shfaqni habinë përse pikërisht unë jam i detyruar të paraqes me shkrim kumtesëm në gjuhën maqedonase, edhe pse jam bashkëvendës i Josif Bagerit dhe i përkas të njëjtit komunitet etnik. Ndodh kjo sepse unë di të flas në gjuhën shqipe, dialektin që ma kanë mësuar prindërit e mi shqiptarë, Nëna Zafirkë dhe Babai Manojl, por, fatkeqësisht, nuk di të shkruaj e as të lexoj në gjuhën shqipe. Ndaj, me këtë rast dëshiroj të them disa gjëra më përmbajtjësore, që mund t’i them vetëm duke i shkruar dhe paraqitur në gjuhën maqedonase apo angleze. Ju lutem, me mirëkuptoni që kumtesën time në gjuhën shqipe do ta lexoj dikush tjetër.

Tani mbase është vendi të shtrojmë pyetjen, në dukje paksa vulgare: Mos ndoshta Josif Bageri ishte humbës në angazhimin e tij për arsimimin dhe çlirimin e popullit tonë!?

Në makroplan, nëse mund të shprehem kështu, mendoj se Josifi doli goxha i fituar, pasi ai tani po i rikthehet Shkupit si Përmendore, aty ku në vitin 1908 pati mbajtur fjalim para rreth 3.500 shqiptarëve, duke ua kushtuar edhe një poezi. Kurse fitoret e popullit të tij, për të cilin u angazhua me tërë qenien mendore dhe fizike, gjithashtu janë të mëdha, nga se edhe Kosova u çlirua nga pushtimi serb, kurse populli shqiptar në Maqedoni po përparon drejtë barazisë nacionale me popullin maqedonas.

Ju studiues të nderuar sigurisht do të jepni përgjigje të shumta në këtë pyetje, por nuk ma merr mendja se do të jepni përgjigjen që dëshiroj të jap unë, e cila mund të keqkuptohet si përgjigje subjektive. Që tani më duhet të shfaq mendimin, se në mikroplan, fatkeqësisht, Josifi doli i humbur, sepse kësaj hapësire i janë tjetërsuar pothuajse të gjithë pjesëtarët e komunitetit të tij më të ngushtë - shqiptarët e besimit ortodoks. Ata tashmë, pothuajse tërësisht, po prezantohen si maqedonas, por nuk e di nëse po prezantohen si maqedonas sllavë, apo maqedonas me prejardhje nga maqedonasit antikë ilirë, meqë edhe ky ridefinim etnik tashmë është një proces tepër i debatueshëm dhe me përplasje brenda popullit maqedonas.

Josif Bageri ishte një shqiptar i devotshëm, i lindur në vitin 1870 në Fshatin Nistrovë të Rekës se Epërme. Në atë kohë Reka e Epërme banohej pothuajse tërësisht me shqiptarë, që u përkisnin dy besimeve fetare: ortodokse dhe myslimane. Nuk i di statistikat e kohës, por e kam me të dëgjuar nga pleqtë tanë se në Rekë të Epërme jetonin më shumë shqiptarë me besim fetar ortodoks se sa me besim mysliman. Shqiptarë ortodoks nuk kishte vetëm në Rekën e Epërme, por pothuajse në gjithë hapësirën e tanishëm të Republikës së Maqedonisë...

Atëherë Krahina jonë ishte e pushtuar nga Perandoria turke. Varfëria e rëndë e detyroi Josifin të emigrojë në moshën 17-vjeçare, siç e ka detyruar edhe stërgjyshin tim, Manojl Tanashin dhe shumë bashkëvendës të tjerë. Ai emigroi si analfabet, sepse në atë kohë, jo që nuk kishim shkollë shqipe, por nuk kishim as edhe alfabet.

Nuk e di mendimin e studiuesve, por mua me ka habitur fakti se përse shumë popuj nën Perandorinë Otomane kishin autonomi fetare, kulturore e arsimore, pos popullit shqiptar?

Në Sofje Josifi bie në kontakt me emigrantë të tjerë shqiptarë, nga të cilët mësoi shkrim e lexim në gjuhën shqipe. Qysh atëherë ai u angazhua me përkushtim për arsim e çlirim të popullit tonë.

Më mirë se sa unë, biografinë e tij duhet ta dini ju studiues të nderuar, kurse unë këtu po paraqes këto pak të dhëna, sepse do t’më duhen për të argumentuar mendimin tim, përse Josif Bageri rezulton humbës në mikroplan.

Pasi popujt e Gadishullit të Ballkanit, ku të bashkë-organizuar, ku veç e veç, përfundimisht u çliruan nga pushtimi shumëshekullor turk, hapësirat tona në vitin 1913 menjëherë u pushtuan nga Mbretëria Serbe. Josifi u kthye nga emigracioni dhe vendosi të japë kontributin e tij, me mendim se nuk do të përndiqej si përpara. Ai shpalli kandidimin për parlamentar në Krahinë të Dibrës. Por pushtuesit serb që ishin më brutal se sa pushtuesit turq, e përndoqën. Që atëherë Josifi u arratis në Shqipëri, për t’u angazhuar në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe nuk ka të dhëna të jetë kthyer më në vendlindje.

Në qershor të vitit 1915, pas konsultimeve që pati me Fan Nolin, Faik Konicën e personalitete të tjerë, se çfarë qëndrimi duhet të mbanin ndaj Princ Vidit, Josifi udhëtoi nga Durrësi në Prishtinë për të akorduar qëndrimet edhe me Hasan Prishtinën. Në rrethana ende të panjohura, në moshën 45-vjeçare, ai vdes në Prishtinë dhe, fatkeqësisht, as varrin ende nuk ia dimë, për ta rivarrosur pranë prindërve të tij, në Nistrovë, siç na e ka lënë amanet...

Për të shpjeguar se çfarë ndodhi në Krahinën tonë pas vitit 1913, më lejoni të jap ca informata telegrafike për paraardhësit e mi, që janë përafërsisht të ngjashme me secilën familje ortodokse shqiptare të Krahinës sonë, pra edhe me pasardhësit e Josif Bagerit.

Katragjyshi im, Manojli, i cili jetoi në vitin 1830 - 1903, ishte i emigruar në Stamboll, siç ishte i emigruar edhe vëllai i Josifit, Mihali dhe shumë shqiptarë tjerë të këtyre anëve. Manojli dhe vëllai i tij, Lazari, në vitin 1882 ia dolën të ndërtonin atje një hotel, të cilin e emërtuan "Arnaut an", një emërtim që tregon për karakterin e tyre patriotik. Atëherë ata e kishin mbiemrin Tanashi. Edhe djali i Manojlit, Dhimitri që jetoi gjatë viteve 1865-1932, e kishte mbiemrin Tanashi. Pas pushtimit serb, Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, kurse familjes se katër vëllezërve të Josif Bagerit, - Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, - që jetonin po në këto hapësira, iu imponua mbiemri Jovanoviq, meqë Babai i Josifit dhe i vëllezërve të tij quhej Jovan, i biri i Nikollës. Mbiemrin Tanasheviq u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983.

Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besim fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullit maqedon. Por ama përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe.

Pas formimit të Republikës se Maqedonisë në vitin 1944 Familjes sonë iu ndryshua mbiemri nga Tanasheviq në Manojlovski, kurse Familjes Bageri nga Jovanoviq në Jovanovski...

Në vitin 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës se Epërme kam lindur unë. Babai e kishte emrin Manojl, kurse Nëna Zafirkë. Në familjen tonë dhe në familjet e të gjithë kushërinjve, fqinjëve dhe në gjithë Rekën e Epërme flitej vetëm gjuha shqipe.

E kam të freskët një kujtesë të hidhur nga viti 1948, kur isha 7-vjeçar. Me dhimbje e mbaj mend, sepse ishte fillesa e goditjes se rëndë të identitetin tim shqiptar. Në atë vit motra ime, Jelica, që ishte më e madhe se unë 5 vite, me shoqëroi për në shkollën fillore në Fshatin Belqicë, meqë Babain e kisha të emigruar në Stamboll. Kur hymë në klasë asnjëri nga fëmijët e fshatit tim dhe të fshatrave fqinjë nuk dinim pothuajse asnjë fjalë në gjuhën serbishte ose maqedonishte. Mësuesi me rrahu me vizore vetëm për faktin se nuk dita si i thonë kushëririt në gjuhë maqedonishte...

Njerëz të mirë, shpresoj të më mirëkuptoni, nuk dëshiroj të rrëfej se sa rëndë e kam përjetuar atë të rrahur nga mësuesi im i parë vetëm për "fajin" se nuk dija si i thonë kushëririt në gjuhën maqedonishte.

Siç e thash, në vitet e para të Republikës të sapoformuar të Maqedonisë, e tërë popullsia shqiptare e Rekës se Epërme, ortodokse dhe myslimane, gjuhë komunikimi në shtëpi e ka pasur vetëm gjuhën shqipe. Nëna ime nuk dinte asnjë llaf në gjuhën maqedonishte ose në ndonjë gjuhë tjetër. Por ama tani, me fëmijët dhe nipërit e mi në Amerikë komunikoj kryesisht në gjuhë angleze, me nipat e mbesat e mia këtu, të lindur pas viteve të 60-ta, më duhet të flas pothuajse vetëm në gjuhën maqedonishte. Dhe këta tani po shfaqin habinë e tyre, se përse unë nuk e kam harruar shqipen e prindërve të mi?

Për të sqaruar dukurinë e asimilimit tonë, meqë jam goxha i moshuar, po sjell tre emra konkret të personaliteteve tanë. Fillimisht do të përmend emrin e një personaliteti, prindërit e të cilit kanë qenë shqiptarë. Ai është djali i Hallës sime, Velikës, Video Smilevski – Bato, i shpallur Heroi i Popullit në Republikën e Maqedonisë. Videon edhe mund ta quajnë maqedonas, meqë sa ishte gjallë nuk është deklaruar ndonjëherë publikisht se prindërit e tij ishin shqiptarë. Por ama Hallës sime, Velikës dhe Burrit të saj Uroshit, prindër të Videos, me ç’të drejtë mund t’u tjetërsohet identiteti i tyre shqiptar!? Sa herë që Video Smilevski vinte te dajallarët në Kiçinicë, e vinte shpesh, flisnim vetëm shqip, në gjuhën tonë amtare. Ndonjë bisedë të asaj kohe e kam mbajt mend edhe unë, por nuk është vendi këtu që t’i rikujtoj...

Personaliteti tjetër është ish Kryetari i Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski. Babai i tij ka qenë mik me Babain tim në Stamboll. Kur ai u kthye nga Stambolli gjuhë amtare e kishte shqipen. Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj...

Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. I njihja prindërit e tij – që të dy shqiptarë. Dhe vetëm para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisë ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit. Nuk e dija përpara dhe nuk ia fal pse nuk më ka treguar, nga se unë kisha dëgjuar shumë për Josifin nga Babai im, i cili me pat mësuar ca vjersha të tij...

Di edhe shumë emra të tjerë, - e si mos t’i di emrat e vëllait tim dhe kushërinjve të parë, që janë personalitete në Shkup, por nuk po i përmend, sepse do u marr kohë.

Me ketë rast u kërkoj falje që përmenda emrat e këtyre personaliteteve, sepse këta kanë bërë karrierë të shquar këtu dhe mbase nuk dëshirojnë të bëhet publike se prindërit i kishin shqiptarë. Por ama, nuk kam mirëkuptim për asnjërin, sepse edhe në këto rrethana të reja lirie përmbahen për të shfaqur përkatësinë ose prejardhjen e tyre shqiptare. Nuk e di nëse njeriu ka të drejtë të ndërrojë identitetin e vet etnik, por kurrsesi nuk ka të drejtë t’ua falsifikojë prindërve, sidomos kur ata janë në Botën tjetër të amshimit dhe nuk mund të kundërshtojnë më në këtë botë...

Unë për veten time qe disa vite po i bëjë shërbim kullës se paraardhësve, të ndërtuar para 105 vitesh, për të cilën jam krenar se është kulla ndër më të mëdhatë në rajon. Kulla jonë dhe kullat e kushërinjve në Kiçinicë janë të traditës arkitektonike shqiptare. Organet përkatëse shtetërore i kanë shpallur si objekte monumentale, por nuk po përkujdesën t’i mirëmbajnë. Arsyet konkrete mund t’i dinë ata, ama unë kam dyshimin se janë penduar që i kanë shpallur monumente kulturore, sepse kam thënë se ato i përkasin traditës shqiptare dhe kushdo që do të provojë ta falsifikojë "identitetin" e kullës sime, do ta padis...

Me falni që po e zgjas, por për veten time jam duke e bërë një si katarsis ("pastrim shpirtëror"), duke rifreskuar gjuhën që ma ka mësuar Nëna ime, ndjesë pastë, sepse kur do të vdes, dëshiroj që shpirtrat tanë të komunikojnë si dikur që komunikonim si Nënë e djalë – në gjuhën tonë amtare shqipe...

Si mendoni, nuk bëmë gjynah të madh ne bashkëvendësit dhe bashkëkombësit e Josif Bagerit, të besimit fetar ortodoks, por edhe shumë bashkëvendës e bashkëkombës myslimanë, që shndërruam gjatë gjashtë dekadave të fundit gjuhën tonë amtare shqipe në gjuhë serbishte, maqedonishte dhe turqishte?! Dhe meqë ky tjetërsim etnik ka përmasa të mëdha, a nuk mund të vlerësohet si një humbje edhe e Josif Bagerit, i cili pati hapur shkollën e parë laike në gjuhën shqipe në vitin 1908 në Nistrovë të Rekës se Epërme, për të cilën vetëm pak veta dinë? Dhe bashkë me gjuhën ne ndërruam edhe identitetin etnik, nga shqiptarë në serbë, maqedonas dhe turq. Ky asimilim, i përballuar gjatë 520 viteve të sundimit otoman e turk, ndodhi vetëm nga viti 1913 e ketej, kur na pushtoi e sundoi Serbia dhe vazhdoi gjatë sundimit komunist nga viti 1945 e këtej...

E meqë përmenda atë shkollë të parë shqipe në Maqedoni, më habit fakti se përse tani organet shtetërore nuk pranojnë që shkollën fillore në Nistrovë ta emërtojnë me emrin e Josif Bagerit, siç po kërkojnë banorët e Fshatit dhe mësuesit e kësaj shkolle?!

Ju lutem, me duroni edhe ca, sepse po ndjehem i detyruar t’ua rrëfej ca përjetime të hidhura gjatë viteve të fundit.

Pasi mbarova studimet në Zagreb, në vitin 1967, emigrova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk do t’ua them arsyet për këtë emigrim, sepse nuk dua t’u marr kohën e çmuar për të paraqitur Ju kumtesat Tuaja.

Që kur kam dalur në pension, nuk mund të përmbahem pa ardhur vit për viti në vendlindjen time, në kullën tonë në Kiçinicë, ku po qëndroj rreth 5 deri në 7 muaj në vit. Shpesh po më duket vetja si UFO, kur kushërinjve të mi po ju them se jam shqiptar! Po më duket vetja UFO edhe kur ndonjë bashkëkombësi shqiptar, me besim mysliman, po u prezantohem me emrin Branko dhe po flas me ta shqip. Ata po shfaqin habi se si është e mundur në Maqedoni të kesh emrin Branko, të thuash se je ortodoks, të flasish shqip dhe njëkohësisht të thuash se je shqiptar. Fatkeqësisht kjo po më ngjan sot e këtu, edhe pse pretendojmë të jetojmë në shoqëri të lirë, demokratike dhe multietnike...

Rrëfeva disa fragmente jetësore të Familjes sime për të shpjeguar jetën e të gjitha familjeve të shqiptarëve ortodoksë në këto hapësira, sepse ngjashmëria është tepër identike, sa i përket tjetërsimit etnik. Uroj Zoti të na i falë gjynahet, sidomos kur themi se prindërit i kishim serbë, maqedonas, turqë. Mbase është koha, në kuadër të debateve të mëdha për ridefinimin etnik të maqedonasve, të rilindin edhe shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë. Këtë ua kemi për borxh shpirtrave të prindërve tanë, ia kemi për borxh shpirtit të Josif Bagerit, i cili sakrifikoi aq shumë për të ardhmen tonë...

E kuptoj, e teprova paksa, prandaj simpoziumit po i dëshiroj punë të mbarë!

Uroj që Shoqata Josif Bageri të realizoj planet e saj për të ndërtuar Shtëpinë "Josif Bageri" dhe Campingun "Krist Josif Bageri" në Nistrovë. Unë nga ana ime do të ndihmoj financiarisht dhe do të angazhohem të bind miq, që të ndihmojnë për t’u realizuar këto dhe të tjera plane të Shoqatës, sepse jam i bindur se kështu do të afirmojnë personalitetet e shquara, Josif Bagerin dhe Djalin e tij, Kristin, do të përafrojnë njerëzit e etnive dhe feve të ndryshme në këtë hapësirë tonën të përbashkët.

Falënderoj pushtetin e Republikës se Maqedonisë që po i ndërton Përmendore Josif Bagerit në Shkup.

- I përjetshëm qoftë kujtimi dhe respekti për Kristin dhe Josif Bagerin!

(Fjalë përshëndetëse në simpoziumin kushtuar Josif Bagerit, me 25-26 qershor 2011 në Tetovë.)

 

Xhevat Bislimi

 
Thursday, 21 July 2011 06:34   
Nexhmedin Arifi kryetar komune apo trafikant votash e mandatesh
Politikë

Xhevat BislimiDje, Nexhmedin Arifi, kryetar i Komunës së Vitisë, emroi kryetarin e Degës së Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Avdyl Bajramin, nënkryetar komune!! Emroi nënkryetar komune njeriun që me tërë "takatin" e tij të vogël në vazhdimësi ka qenë kundër PDK-së, emroi njeriun që nuk ka lënë (kjo është shumë më e rëndë), siç thuhet, "derë magjupi" pa trokitur për të penguar ndërtimin e banesave në Kllokot!! U vërtetua përfundimisht se këta dy njerëz, N. Arifin dhe A. Bajramin, i bashkon Kllokoti (komuna), nëntoka e Vitisë ose siç thotë populli "klani i Zemunit" dhe lufta kundër PDK-së. Zgjedhësit, anëtarët dhe qytetarët e Vitisë asesi të merren vesh dhe të pajtohen se si ta quajnë këtë punë dhe si t'i thonë kësaj pune, këtyre veprimeve të Nexhmedin Arifit. Dikush thotë se kaq ia pret mendja, nuk di më shumë, mos ia shihni për të madhe, dikush thotë se është i sëmurë dhe e ka humbur arsyen, por ka shumë (më të informuarit) që thonë se N. Arifi po "lanë borgj", po përmbush obligimet që ka marrë...!! Sidoqoftë askush nuk mund t'i quaj normale veprimet e tij që kur mori mandatin katër vjeçar. Puna e parë që bëri sapo e mori mandatin ishte njohja dhe pranimi i komunës së Kllokotit duke tradhtuar vullnetin e qytetarëve të Vitisë, vendimin e Këshillit komunal të Vitisë dhe vendimet e degës së PDK-së për të mos e njohur dhe pranuar me asnjë çmim një komunë serbe në zemër të Vitisë!! Ai ishte kandiduar nga Dega e PDK-së për kryetar komune. Votat i kishin fituar me shumë mund (pas humbjes së thellë nga kundërkandidati) drejtuesit e Degës dhe të fushatës me përkrahjen e madhe, me angazhimin dhe përkushtimin e pashembullt të anëtarëve, simpatizantëve dhe zgjedhësve tanë. Një ndihmë të rëndësishme në balotazh e ka dhënë edhe Kryetari i Degës së AAK-së dhe zgjhedhësit e kësaj partie. Megjithatë, ky njeri (N. Arifi), pas zgjedhjeve nuk ka dashur për asnjë çast të bashkëpunojë me partinë që i kishte fituar zgjedhjet dhe i kishte siguruar atij mandatin!! Nuk donte t'ia dinte për premtimet që kishim dhënë në fushatë dhe për marrëveshjet që kishim bërë me parti a grupime politike për t'i fituar zgjedhjet!! Dy vite u përpoqëm t'i mbanim këto mosmarrëveshje dhe këto sjellje dhe veprime të pakuptimta të tij. Veprimet e fundit na bindën përfundimisht se ky njeri asgjë nuk ka bërë gabimisht dhe kokë më vete. Ka një qendër që e drejton nga nëntoka ose nga ajri (më shumë është nga nëntoka). Eleminimi i çdo zyrtari apo funksionari komunal që ishte në PDK vërtetoi se ky njeri ka një përcaktim dhe angazhim të qartë kundër njerëzve tanë dhe kundër çdo kujt që ka vlera morale, politike, intelektuale, demokratike, qytetare e kombëtare, ndaj çdokujt që jeton dhe do të vdes njeri i ndershëm, bir i denjë i këtij vendi. Veprimet e tij vërtetojnë se ai është i interesuar dhe po angazhohet me mish e me shpirt që në skenën komunale (në ballë të oxhakut) ta vendosë kategorinë e njerëzve të korruptuar, uzurpatorët, krimin e organizuar, matrapazët dhe trafikantët e të gjitha ngjyrave, spiunët dhe hyzmeqarët e të gjitha kohërave (të rinj e të vjetër)!! Turri i tij është në koherencë edhe me zhvillimet "dramatike" në qendër. Ai është i bindur se është koha e tij dhe e "padronëve" të tij për t'i rrënuar vlerat kombëtare, demokratike, qytetare, politike e njerëzore të këtij vendi... Shpresat e tij dhe të tyre, jam i bindur, nuk do të realizohen kurrë. Ai dhe ata si ky vështirësi të mëdha po i sjellin këtij populli por, nuk duhet ta harrojnë kurrë se ky popull dhe vlerat e tij (atdhedashuria, besnikëria, liria, demokracia, qytetaria...) kanë mbijetuar dhe kanë triumfuar në kohë shumë-shumë më të vështira se këto të sotmet. Ai ka përvetësuar, personalizuar dhe privatizuar mandatin që e ka fituar PDK-ja dhe këtë mandat po e ndanë dhe po e shpërdoron me dhe për interesa të grupeve mafioze (uzurpatorë, matrapazë, dallaveraxhi dhe sahanlëpirës...). Votën dhe mandatet e PDK-së po i trafikon dhe kontrabandon për interesa të pista dhe të ulta! Ai nuk njeh norma, rregulla e ligje. Partitë politike, pluralizmi, demokracia, mandati, vota, premtimet elektorale... për te nuk ekzistojnë!! Dështimet dhe fajet e tij për mosrealizimin e projekteve, shkeljet dhe shpërdorimet e mëdha me tender e me paranë publike të qytetarit mundohet t'i mbulojë me zhurmën që po bënë kundër PDK-së. "Lirimi" nga detyra e nënkryetarit i magjistrit të gjeologjisë, Halim Halilit, dhe emrimi në vend të tij i A. Bajramit janë dëshmia më e mirë për prapësitë e tij anti Viti dhe anti PDK. H. Halili është anëtar i Kryesisë që nga themelimi, njeri shumë i nderuar dhe specialist i respektuar. E keqja e tij ishte dhe është se nuk pranonte të bëheshin shkelje dhe shpërdorime, nuk korruptohejë. Të gjitha këto kanë shtyrë PDK-në që këtë njeri të mos e njoh më për kryetar komune dhe t'i kërkojë ta dorëzojë mandatin e përvetësuar dhe të keqpërdorur ekstremisht...

 

Xhevat Bislimi

 
Friday, 08 July 2011 07:34   
Komandant Teli, heroi i UÇK që kërkohej nga Interpoli
Politikë

Lefter Goxhaj Komandant "Teli"Dhjet vjetë pas ngjarjes tragjike të njohur si "tradhëtia e madhe e Gazi Babës" në Shkup, autoritetet shqiptare dhe ato të vendit fqinj s'kanë sqaruar ende jo vetëm rrethanat dhe motivet e kësaj masakre, por as statusin e njërit prej heronjëve më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Komandant Teli. Shqiptarët e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë e konsiderojnë Komandant Telin si një ndër luftëtarët më të paepur që dha jetën për çlirimin e trojeve shqiptare nga ushtria sërbe dhe ajo maqedone. Ndërsa në Shqipëri emri i tij është lënë në errësirë të plotë, duke iu hequr thjeshtë një vizë e kuqe nga lista e personave më të kërkuar nga Interpoli. Po kush fshihet pas emrit të mbuluar me lavdi "Komandant Teli" dhe pse udhëheqësit e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe në shtetin amë Shqipëri përpiqen ta shmangin sa më shumë të jetë e mundur, madje ta lënë në harresë të plotë? Më 7 gusht 2007 mbushen plotë gjashtë vjetë nga ekzekutimi i Komandant Telit dhe pesë ushtarëve të tij prej forcave speciale maqedone në lagjen Çair të Shkupit. Për këtë përvjetor bashkëluftëtarët e Komandant Telit dhe banorë të trevave ku ai ka drejtuar trupat elitë të UÇK-së po përgatisin një ceremoni përkujtimore. "Çuditërisht" në vendlindje, Shqipëri, Komandant Teli është i vetmi dëshmorë i vrarë jashtë kufirit shtetëror për të cilin autoritetet nuk organizojnë asnjëlloj ceremonie, madje as që guxojnë tia përmendin emrin.
Heroi
"Vrasja e Komandant Telit dhe shokëve të tij është fitorja më e madhe e ushtrisë dhe policisë maqedonase gjatë tërë luftës së vitit 2001 midis ushtarëve të UÇK-së dhe forcave të sigurimit maqedonas", do të shprehej pas ngjarjes ish-ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, antishqiptari Lube Boshkovski. Por një fat jo më të mirë fati do të rezervonte dhe për njeriun e cilësuar si dora e fortë e armatës maqedone ndaj luftëtarëve shqiptarë të UÇK-së, Lube Boshkovski, i cili sot ndodhet pas hekurave të burgut si një kriminel ndërkombëtar lufte. Nëse interesohesh se kush është Komandant Teli në Kosovë e Maqedoni apo në faqen e internetit të ish-luftëtarëve të UÇK-së informacioni që mëson është ky:"Lefter Bicaj (Komandant Teli) ka lindur në vitin 1969 në Poliçan(Skrapar) të Beratit në Shqipëri. I martuar, baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ka qenë pjestarë i dalluar i njësitit për kryerjen e detyrave speciale "BRISKU" në Shqipëri, po ashtu edhe në luftërat në Kosovë dhe në Preshevë. Kulminacioni i trimërisë së tij arrihet në luftën e 2001-shit ku si komandant i njësisë speciale që mbante emrin e tij "Teli" mbetet legjendë e paharruar e kombit shqiptarë. Me strategjine dhe shkathtësinë që tregoi në luftimet nëpër betejat më të ashpra si në Sllupcan, Matec dhe Haraçinë u bë i njohur dhe i dashur për të gjitha ata që ishin bashkë me të. Më 7 gusht 2001 u vra në një tradhëti me pesë bashkëluftëtarë me të ngushtë të tij në Gazi Babë të Shkupit. U varros në vendlindje në Berat-Shqipëri".
I kërkuari
Po kush është në të vërtetë identiteti i Komandant Telit dhe pse emri i tij përbën një bezdi për autoritetet shqiptare? Nga investigimi i kryer prej "Gazetës Shqiptare" rezulton se emri i vërtetë i Komandant Telit në zyrën e gjëndjes civile të vendlindjes dhe vendbanimit të tij, nuk është Lefter Bicaj, por Lefter Goxhaj. Ai ka lindur në Novaj të Skraparit, fshat shumë pranë qytetit të Poliçanit. Lefter Goxhaj nuk ka qenë asnjëherë pjestarë i policisë shqiptare dhe ca më tepër efektiv i repartit special BRISKU. Në arshivat e Policisë së Shtetit dhe drejtësisë shqiptare rezulton se Lefter Goxhaj është një person i skeduar prej vitesh ai autor i disa krimeve të rënda, duke përfshirë grabitje me armë dhe vrasje. Goxhaj pas viteve 90 ka emigruar në Greqi ku është arrestuar për vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai u arratis nga burgu ku vuante dënimin dhe u kthye në Shqipëri gjatë trazirave të marsit 1997. Goxhaj u shfaq në vendlindjen e tij Skrapar dhe shumë shpejt krijoi një bandë të armatosur e cila do të kryente disa grabitje me armë duke shkaktuar dhe të vdekur. Viktima më i njohur i bandës së tij do të ishte intelektuali Albert Lajthia, nëndrejtor i gjimnazit "Ramiz Aranitasi" të Çorovodës dhe njëkohësisht kryetar i degës së Partisë Socialdemokrate të Skraparit. Policia e Skraparit dhe e Beratit do të kryenin disa aksione të njëpasnjëshme për arrestimin e tij dhe pjestarëve të tjerë të bandës, por do të dështonin, madje duke patur dhe dy policë të plagosur. Pikërisht këto fakte kanë ndikuar që emri i tij të mos përmendet në asnjë rast në Shqipëri, as si hero për çlirimin e viseve të banuara nga shqiptarët jashtë kufirit shtetëror dhe as si një shumë i kërkuar ndërkombëtar nga Interpoli.

 

Shkruan, Artan Hoxha

 

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.